Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:22

​​Ngjarjet e datës 5 shtator

Prishtinë | 04/09/2019 23:53

Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të fushatës së legalizimit të ndërtimeve pa leje me moton “Legalizo Ndërtimin, mos e humb mundësinë”. (Objekti ish-Rilindja, Amfiteatri i madh, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. (Ora 09:00, vetëm pamje)

Shpërndahen kontratat për përfituesit e skemës së granteve Start-Up 2019. (Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Fakulteti Teknik i UP-së, ora 10:00) 

Mbahet debati i radhës “Talk the Talk”, i ftuar kryeministri në largim, Ramush Haradinaj. (Kolegji “Riinvest”, ora 10:00)

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, mbahet finalja e futbollit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

Shënohet 20-vjetori i themelimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP). (Qendra Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, Vushtrri, ora 10:45)

Mbahet mesha solemne e festës për Shën Nënën Terezë nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren - Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji. (Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale mban punëtori informuese për subjektet farmaceutike lidhur me zbatimin e këtij udhëzimi. (Hotel “Garden”, ora 11:00) 

Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. (Ora 11:30, vetëm pamje)

Ambasada Britanike lanson projektin “Fuqizimi i Sistemit Prokurorial të Kosovës”. (Hotel “Sirius”, ora 13:00)

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, pret në takim kryetarët e partive politike nga Medvegja, kryetarin e Alternativës për Ndryshim, të Partisë Demokratike dhe atë të Partisë për Veprim Demokratik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30) 

Këshilli i Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të KGjK-së, ora 13:30) 

Mbahet akademi “Dy dekada ankth e pritje – zbardhja e fatit të pagjeturve”. (Parku Kulturor “Ali Podrimja”, Gjakovë, ora 20:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress