Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 26.06.2019 06:56

​Ngjarjet e datës 5 qershor

Prishtinë | 04/06/2019 22:24

Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit "Fuqizimi i mëtutjeshëm i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues në Kosovë", Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Ministria e Drejtësisë organizojnë ngjarjen "Ngritja e vetëdijes për aplikimin e sanksioneve dhe masave alternative". (Hotel “Emerald”, ora: 09:30)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, pret Meelis Munt- zv.ministër i Mjedisit në Estoni. (Kabineti i ministrit, ora: 10:00)

Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit, mbajnë tryezë me temën “Mjedisi i sigurt dhe i shëndetshëm – e drejtë e njeriut dhe përgjegjësi kushtetuese”. (Hotel “Emerald”, ora: 10:00)

MMPH, MASHT, UNDP dhe OJQ-të mjedisore shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit. (Parku Gërmia, ora: 11:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora: 11:00)

Eko Lëvizja e Gjelbër organizon protestë afër deponisë së mbeturinave në fshatin Mirash. (Komuna e Obiliqit, afër deponisë, ora: 11:00)

Hapet panairi i 21-të i librit “Prishtina 2019”. (Pallati i Rinisë, ora:12:00)

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës hap ekspozitën “Vrapo pas Diellit” të artistes dhe poeteshës Kaltrina Hoti. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora: 12:00)

Komuna e Gjakovës mbyll fushatën mjedisore “Gara për Gjakovë të pastër”. (Sheshi “Ali Podrimja”, ora: 19:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress