Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 09:51

​​Ngjarjet e datës 5 korrik

Prishtinë | 05/07/2019 00:03

Pronarët e kiosqeve të Prishtinës protestë para Komunës. (Komuna e Vjetër, ora 09:30)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me USAID-in organizojnë ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të granteve investive me disa përfitues për sektorin e pemëve të imta. (Fshati Sekiraqë i Komunës së Podujevës, në kompaninë “Laberion”, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e përurimit të MediaLabit, projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Departamentin e Gazetarisë në UP. (Fakulteti i Filologjisë, kati i dytë, ora 10:00)

Hapet ekspozita e Grupi i Grave Deputete. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Sport organizon debatin “Çfarë përfitime sjellë zbatimi i Ligjit për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00) 

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel viziton Gjakovën. (Vizitë në “BoneVet”, ora 10:00) 

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel viziton Gjakovën, ku mbahet ceremonia e emërtimit të rrugës Ponoshec – Qafë Morinë. (Ora 11:00) 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës Bibaj -  Driton Islami Feriazaj. (Fshati Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj, ora 11:00)

Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Republikës së Kosovës shënon 14-vjetorin e themelimit. (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit, ora 11:00)

Mbahet konferencë në 29-vjetorin e okupimit të RTP-së. (Kino ABC, ora 11:00)

Bëhet promovimi i librit "Kështu Foli Tahir Zemaj I - II". (Kino “Armata" në Prishtinë, ora 11:00) 

Artmotion organizon konferencë për të njoftuar rreth 40 kanaleve më të njohura dhe shikuara televizive. (Klan Kosova, ora 11:30)

Bëhet hapja zyrtare e sezonit të paragllajdingut. (Pikënisja e paragllajdistëve në Cvilen, Prizren, ora 12:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në punimet e rrugës së Verbicës së Zhegocit – Gjilan. (Lapidari në Verbicë të Zhegocit, ora 13:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore. (Ndërtesa e kuvendit, salla N 302 ora 14:00)

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel viziton Gjakovën, vendosen kurorave me lule tek Sheshi “Tom Lantos”. (Ora 16:15)

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel takon kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini. (Objekti i Komunës së Gjakovës, ora 16:30) 

Hapet Forumi i bashkë-investimeve dhe rrjetëzimit. (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, ora 20:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress