Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 09:49

​​Ngjarjet e datës 4 korrik

Prishtinë | 03/07/2019 23:54

Garda Ceremoniale e FSK-së do ta bëjë ngritjen e flamurit të SHBA-së në Prishtinë, në sheshin që mban emrin e ish-presidentit amerikan Bill Clinton. (Ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 11:00)  

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të bëjë përurimin e Stadiumit në Komunën e Hanit të Elezit. (Stadiumi, Hani i Elezit, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e shpalljes së rezultatit për konkursin “Ndërtimi i Bulevardit në Komunën e Kamenicës”. (Shtëpia e Kulturës “Isa Kastrati”, ora 13:00)

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett dhe zonja Alison Kosnett, do të jenë nikoqirë të pritjes që do të mbahet për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. (Ndërtesa e re e ambasadës së SHBA-së, ora 18:00)

Për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së mbahet koncert në Ferizaj. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 20:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress