Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 22.10.2018 02:36

​​Ngjarjet e datës 4 janar

Prishtinë | 03/01/2018 23:38

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore prezantojnë analizën “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Haradinaj”. (Qendra Orion, ora 10:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Komunën e Gjakovës. (Ndërtesa e Komunës, ora 11:00)   

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj viziton Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. (ASHAK, ora 11:00)

Ministri i Financave, Bedri Hamza  pret në takim  kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka si dhe kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha. (Ministria e Financave, ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj takon personalitete nga fusha e sportit, kulturës, biznesit dhe kategorive të lirisë. (Shkolla e Muzikës në Gjakovë, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00) 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress