Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 14.11.2019 06:04

​​Ngjarjet e datës 31 tetor

Prishtinë | 30/10/2019 23:51

Organizata INPO publikon raportin vjetor “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Zyra e BE-së në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthimi organizon panairin e bizneseve. (Qendra e Kulturës në Shtërpcë, ora 10:00)

Mbahet seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Prizrenit (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën “Prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit: Një perspektivë nga legjislatura e re e Kuvendit”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:30) 

Banka Qendrore e Kosovës ndan çmimet për esenë më të mirë rreth kursimit të financave. (BQK, ora 15:00) 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës mbyll shfaqjen e filmave dokumentar "Gardianet e Parajsës – zemrat dhe mendja në Korenë e Veriut” me shfaqjen e filmit “Lufta e artit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 19:00)

Nis edicioni i dytë i Showcase-it Teatror të Kosovës. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress