Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:47

​Ngjarjet e datës 3 tetor

Prishtinë | 03/10/2019 00:03

Nën patronatin e Presidentit Hashim Thaçi mbahet “Forumi ndërkombëtar rinor për punësim të gjelbër 2019”. (Hotel “Pashtriku” në Gjakovë, ora 09:00)

Qendra për Kurajo Politike (CPC) organizon tryezën mbi integritetin akademik në arsimin e lartë në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora ora 09:30)

Përurohet linja e re prodhuese dhe hapësirave të reja të Fabrikës “Mobile Dekor-Shpk”. (“Mobile Dekor-Shpk”, në Pejë, ora 10:30) 

Kryetari i Komunës se Gjilanit Lutfi Haziri së bashku me Halil Kastratin inaugurojnë 20 shtëpi për familjet në nevojë. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

Partia Fjala hap fushatën në Malishevë. (Afër parkut të Malishevës, ora 11:00)

Kryetari i Komunës se Gjilanit Lutfi Haziri nënshkruan kontrata milionëshe për projektet infrastrukturore. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 12:00)

Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj merr pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës në Dragobil të Malishevës. (Ora 13:00)

PDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Podujevës. (Palestra e Sporteve, ora 16:00)

PDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Skenderajt. (Palestra e Shkollës Profesionale, ora 17:30)

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj merr pjesë në tubimin elektoral në Korilla të Prizrenit. (Shkolla “Motrat Qiriazi”, Prizren, ora 19:00)

PDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Vushtrrisë. (Palestra e Sporteve, ora 20:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress