Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 09:52

​​Ngjarjet e datës 3 korrik

Prishtinë | 03/07/2019 00:07

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili viziton Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. (Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, ora 08:15)

Pronarët e kiosqeve të Prishtinës mbajnë protestë njëorëshe. (Para Komunës së vjetër të Prishtinës, ora 09:00)

Zyrtarët e FIFA-s në bashkëpunim me FFK-në, do të mbajnë trajnimin për sistemin FIFA TMS me administratorët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë ceremoni me rastin e përvjetorit të 13- të IPK-së. (Ndërtesa e IPK-së në Hajvali, ora 10:00)   

Partia Socialdemokrate mban konferencë. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00) 

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit “Përgjysmimi i numrit të ministrive përmes një ligji për qeverinë: një debat për kushtetutshmerinë dhe gatishmërinë politike”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:00)  

Mbahet takimi i 169-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ndërtesa e Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)    

Grupi i asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës mban konferencë. (Selia qendrore të LDK-së, ora 11:00) 

Kryeministri Ramush Haradinaj vizion Komunën e Prishtinës. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00) 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj do të ndjek nga afër mbajtjen e testimit elektronik për patentë shoferë. (Njësia e Patentë Shoferit në Stacionin e Autobusëve, ora 13:00) 

Komuna e Gjakovës dhe Zyra e BE-së fillojnë punimet në revitalizimin e Urës së Terezive dhe Urës së Tabakut. (Ura e Terezive, ora 14:00, Ura e Tabakut, ora 14:45)  

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress