Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 13.12.2018 03:34

​​Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Prishtinë | 28/12/2017 23:57

Shoqata Down Syndrome Kosova lanson raportin “E drejta në gjithëpërfshirjen e fëmijëve me sindromë Down”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Demokraci Plus në bashkëpunim me Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, organizojnë konferencën e fund vitit. (Hotel “Sirius”, ora 11:00) 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi mban konferencën e fundvitit. (Kabineti i ministrit Gashi, ora 11:00) 

Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, do të mbajë një aksion për dhurimin e gjakut. (Zyrat e Odës së Afarizmit të Kosovës, ora 11:00) 

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan bashkë më dekanët e njësive akademike, do të bëjnë nënshkrimin e diplomave të para për studentët e diplomuar. (Objekti i Universitet të Gjilanit, ora 11:00) 

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës mban takim përmbyllës. (Hotel “Emerald”, ora 12:00) 

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë. (Qendra Burimore “Përparimi”, ora 12:30) 

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë SOS Fshatrat në Prishtinë, me ç’rast do t’iu ndajë dhurata për fëmijëve. (SOS Fshatrat, ora 13:15)

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress