Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.10.2018 04:03

​​Ngjarjet e datës 28 dhjetor

Prishtinë | 27/12/2017 23:57

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do të vizitojë Këshillin Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i Këshillit Gjyqësor, ora 09:00)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Ferizaj. (Restorant “Orchide” në Ferizaj, ora 9:30)

Mbahet ceremonia e përurimit të renovimit të Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë. (Ora 10:00) 

Instituti GAP prezanton raportin “Indeksi i GAP për transparencën buxhetore të komunave 2017”. (Zyrat e Institutit GAP, ora 10:30)

Kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës Hasan Shala, mban konferencë për media. (Gjykata e Apelit, Objekti B  Pallati i Drejtësisë, ora 11:00) 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve vjetore për vepra muzikore për vitin 2016. (Kabineti i ministrit Gashi, ora 11:00) 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Vadrin Lluka mban konferencën e fundvitit. (Objekti i MZHE-së, ora 11:00) 

SBASHK mban konferencën përmbyllëse. (Salla e Qendrës së Studentëve, te selia e SBASHK-ut, ora 12:00) 

Përurohet libri “Reflektime demokratike” të autorit Jakup Krasniqi. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)   

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisësë, Besim Beqaj, do ta vizitojë Komunën e Ferizajt, ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Agim Aliu. (Ferizaj, ora 14:00)

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress