Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.01.2018 08:45

​​Ngjarjet e datës 27 dhjetor

Prishtinë | 26/12/2017 23:56

Komuna e Prishtinës përuron aneksin e ndërtuar në kopshtin e fëmijëve “Ngjyrat”. (Kopshti “Ngjyrat”, ora 10:00)

Demokraci Plus dhe Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet Çohu! Publikojnë raportin “Sa shpenzuan Partitë Politike për Zgjedhjet e 11 qershorit?”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Kryesia e  Bashkësisë Islame mbanë Tryezën shkencore “60-vjet të literaturës islame në gjuhën shqipe në Kosovë" (1957-2017). (Selia e BIK-ut, ora 10:00)

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj do të mbajë konferencë. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III-të, ora 11:00)  

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, do të nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të tri institucioneve. (Hotel “Emerald”, ora 11:00) 

Administratë Tatimore të Kosovës organizon një koktej me media. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)  

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, organizon konferencën "Sporti dhe Media". (Hotel “Sirius”, ora 11:00) 

Komuna e Prishtinës përuron aneksin e ndërtuar në kopshtin e fëmijëve “Gëzimi ynë”. (Kopshti “Gëzimi ynë”, ora 11:30) 

Agjencia Kosovare e Privatizimit mban konferencën për media. (Hotel “Grand”, ora 12:30) 

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica mban konferencën e fundvitit. (Hotel “Sirius”, ora 12:30) 

Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave organizon takimin e përbashkët me bizneset me temën “Masat e reja fiskale!”. (Oda e Afarizmit të Kosovës, ora 13:00)

Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencë, në të cilën do të shpalosen rezultatet e sondazhit të realizuar me votues të rinj lidhur me sjelljet, qëndrimet dhe preferencat e tyre politike. (Zyrat e KDI-së, ora 13:00)

MTI organizon ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për top ndërmarrjet më konkurrente të vitit 2017. (MTI, ora 14:00)

Hapet ekspozita "Nuset" e artistes Mina Krasniqi. (“Hani i dy Robertëve” te Fakulteti i Arteve, ora 17:00) 

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj organizon pritjen zyrtare të fundviti. (Restorant “Golden”, ora 19:00) 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress