Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 16.11.2019 01:13

​Ngjarjet e datës 24 qershor

Prishtinë | 24/06/2019 00:01

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.(Ndërtesa e Qeverisë, ora 9.00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret përfaqësuesit e komunitetit egjiptas. (Kuvend, ora 9.00-9.30)

Një grup banorësh protestojnë kundër ndërtimit të dy xhamive në lagjet e tyre në Mitrovicë. (Ora 9.00)

Mbahet konferenca Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (Vëllimi II), (Hotel Swiss Diamond Prishtinë, salla e konferencave Dyar, ora 9.30-12.00)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret përfaqësuesit e komunitetit egjiptas. (Presidenca e Kosovës, ora 10.00-10.30)

Organizatat Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë dhe në bashkëpunim me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nisin fushatën sensibilizuese “Papuçja është për t’u mbathë, e jo për të goditë” si pjesë e fushatës së ndalimit të ndëshkimit trupor dhe dhunës ndaj fëmijëve “#RriteMeDashni”. (Marshimi mbahet prej Kuvendit të Kosovës deri te sheshi ‘Zahir Pajaziti’, Prishtinë, ora 10:00-11:30)

Komisioni Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor shqyrton rekomandimet e grupeve parlamentare lidhur me përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

 

Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me qytetarë, për të diskutuar rreth Kornizës afatmesme buxhetore për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinë do të ekzekutojë vendimin e rrënimit të objektit "Te rrethi i Çagllavicës". (Ora 10.30)

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të organizojë konferencë për media. (Zyrat e FBK-së, ora 11:00)

Mbahet protesta kundër vazhdimit të kontratës me Z-Mobile, organizuar nga FSP- PTK. (Para objektit të PTK-së, ora 11:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme ku do të shqyrtohet raporti i Komisionit hetimor parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 26 mars 2018. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mban pritjen tradicionale për përfaqësuesit e komunitetit egjiptas. (Qeveria e Kosovës, Salla P-38, ora 11.00-12.00)

Takim i përbashkët në mes të grave të komunitetit egjiptas me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të pagjetur dhe peticione, si dhe me pjesëmarrjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, avokatit të Popullit, Hilmi Jashari dhe ministrave në Qeveri. (Kuvendi i Kosovës, Salla C-301, ora 13.00-14.40)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. (Kuvendi i Kosovës, salla C 405, ora 13:00)

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rinis, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me tekstet e reja shkollore. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 13.00)

Dëgjim publik me temën “Gjendja e përgjithshme e komunitetit egjiptas. (Komuna e Obiliqit, ora 15.00-16.00)

Nën patronazhin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, dhe Instituti për Studime Shqiptare e Protestante promovojnë  emblemën, katalogun, ekspozitën dhe pullën postare që i kushtohen 100-vjetorit të Konferencës së Parisit dhe angazhimit të presidentit Willson dhe Qeverisë së SHBA-së për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve. ( Biblioteka Kombëtare të Kosovës, ora 16:00)

Mbahet ceremonia e certifikimit për të trajnuarit në aftësitë në TIK. (Qendra për Inovacione në Kosovë (ICK), rr. Rexhep Mala 28A, Prishtinë, ora 16.45-18.15)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj tubim me struktura të kësaj partie, ku do të promovohen aderimet e reja. (Platoja e Pallatit të Rinisë Prishtinë, ora 18.30)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress