Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 07:37

​​Ngjarjet e datës 22 shtator

Prishtinë | 22/09/2019 00:08

(I plotësuar) Bëhet zbulimi i lapidarit të Rufat Selishtës. (Fshati Kranidell, Dardanë, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës publikon raportin “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Protestojnë banorët e lagjes së Veternik. (Tek ura që ndodhet afër Spitalit Amerikan, ora 11:000 

Gratë dhe vajzat aktiviste të VV-së diskutojnë me kryetarin Albin Kurti për programib qeverisës. (Ora 12:00)

Partia e Drejtësisë shënon 20-vjetorin e themelimit. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

Përmbyllet Java e Kosovës për Zhvillim tw Qëndrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Te monumenti Newborn, ora 14:30)

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, prezanton programin për shëndetësi. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 15:00)

Mbahet ceremonia e varrimit të gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca. (Varrezat e Arbërisë, Prishtinë, ora 16:00)

Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj, mban tubim me strukturat partiake dhe qytetarë në Gjilan. (Përballë teatrit të qytetit, ora 18:00)

Nisma mban tubim me strukturat e saj në Prishtinë. (Salla e kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 19:00)

Rinia Demokratike e Kosovës organizon ndejën “Youth Party”. Merr pjesë edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli. (Amfiteatri i Gërmisë, Prishtinë, ora 20:00)

Komuna e Prishtinës organizon aktivitete në shënimin e “Ditës pa makina”.

Agjenda:Ecje 12:30 – 14:00 /New Born7 mesazhe për mjedisin 14:30 – 14:40 /New Born“Druri i Dëshirave” 14:40 – 14:50 /New BornÇiklizëm 14:50 – 16:00 /New BornArgëtim dhe socializim për mjedisin 15:00 – 18:00 /Zahir PajazitiFilm: Trashed 20:00 – 21:30 /Kino Armata

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress