Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:14

​​Ngjarjet e datës 22 maj

Prishtinë | 21/05/2019 23:54

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi pret në takim ministrin e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi. (Kabineti i ministrit Matoshi, ora 09:00)

Ministria e Administratës Publike mban takimin e Grupit të veçantë për reformën e administratës publike. (Salla e takimeve kati 18, ish ndërtesa e “Rilindjes”, ora 09:30)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala pret në takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi. (MTI, ora 10:30)

Komisioni për Legjislacion organizon dëgjim publik për Projektligjin për referendum. (Kuvendi i Kosovës, Salla C405, ora 11:00) 

Akademi Përkujtimore për martirët e masakrës në Vushtrri. (Gjimnazi “Eqrem Çabej”, ora 11:00)

Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinë mban konferencë. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

Kryetari i  Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi mban konferencë në lidhje me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri. (Objekti i Komunës së Rahovecit, ora 11:00)

Shefi i Komandës së Bashkuar të  Aleancës në Napoli, admirali James Foggo, viziton Ministrinë e Mbrojtjes. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:15)

Në hapësirën e burgut të Dubravës mbahet tubimi përkujtimor për shënimin e 20 vjetorit të kësaj masakre. (Ora 12:00)

Mbahet edicioni i dytë të Festivalit të Artit dhe të Arkitekturës “Prishtina Arts and Architecture Festival”. (Teatri AAB “Faruk Begolli”, Kolegji AAB, ora 12:00)

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shënon Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit. (Parkut Kombëtar “Sharri”, Dragash, ora 12:00)

Organizata PEN mban konferencën “Grow-Connect-Impact”, me rastin e përmbylljes së projektit 18-mujor. (“Sheshi 21”, ora 14:00) 

Mbahet debati publik i deputetëve të Kuvendit të Kosovës me qytetarët e Lipjanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Lipjan, ora 14:00)

Mbahen Aktivitete të mbjelljes së fidanëve në Ditën Ndërkombëtare të Biodiverzitetit. (Fshati Plemetin, Komuna e Obiliqit, ora 14:00)

Mbahet akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve. (Shtëpia e Kulturës në Han të Elezit, ora 18:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress