Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:03

​Ngjarjet e datës 21 shtator

Prishtinë | 21/09/2019 00:12

(I plotësuar) Vihet gurthemeli i sheshit “Kolonel Ahmet Krasniqi” në Vushtrri. (Para objektit të Komunës së Vushtrrisë, ora 09:00)

Mbahet manifestimi kulturor “Takimet e Dom Mikelit 2019”. (Stubëll e Epërme në Viti, ora 09:30) 

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani bën homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i ish-Ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi. (Ora 10:00)

Fillon Dita e Pastrimit të Botës në Kosovë ku do të marrin pjesë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Forca e Sigurisë së Kosovës, Kompania “Pastrimi”, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, figura të rëndësishme diplomatike, studentë e vullnetarë të shumtë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”’ në Prishtinë, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Krimet e Rënda në Kosovë, ligji VS praktika: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve në rastet e trajtuara në Departamentet e Krimeve të Rënda të Gjykatave Themelore në Republikën e Kosovës, analizë e veçantë e trajtimit të rasteve të veprave penale të terrorizmit”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

Në Orllan të Podujevës organizohet aksioni i pastrimit me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit. (Në Orllan në Podujevë, ora 11:00)

Mbahet një aksion me moton “Dita e pastrimit të Botës 2019” në Mitrovicë. (Para objektit të komunës së Mitrovicës, ora 11:00)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti zhvillon një vizitë në Gjilan. (Gjilan, ora 12:00)

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani prezanton programin për ekonomi. (Hotel “Emerald”, ora 12:00)

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës takon veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 14:00)

Promovohet libri monografik “Nexhmije Pagarusha”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 19:00)    

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Petrovë të Shtimës. (Fshati Petrovë, ora 19:00)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Hajvali të Prishtinës. (Restaurant "Ora", Hajvali, ora 21:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress