Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.07.2019 11:03

​​Ngjarjet e datës 21 qershor

Prishtinë | 21/06/2019 00:11

Mbahet konferenca “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike”, ku do të publikohet raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018. (Qeveria e Kosovës, salla P38, 09:45)

Mbahet konferencë rreth procesit të konkursit dhe botimit të teksteve të reja shkollore nga MASHT. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00) 

Mbahet debati lidhur me politikat publike dhe veprimet e institucioneve shtetërore për sfidat dhe mundësitë për komunitetin egjiptian. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Blerim Devollin. (Kuvendi i Kosovës, Salla N303, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 10:00)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën “Cilësia e ajrit në Kosovë: Drejt standardeve evropiane”. (Aleanca Franceze, ora 10:00)

Në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Bletarisë së Qëndrueshme dhe Produkteve të Bletës, të implementuar nga TIKA do të bëhet shpërndarja e 1050 koshere me. (Dumnicë e Ultë, Podujevë, ora 10:00)

Ministria e Administratës Publike (MAP) shënon 23 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil. (Amfiteatri i Ish-Rilindjes, ora 10:30) 

Komiteti Paraolimpik i Kosovës organizon aktivitetin tradicional “MiniOlimpiada 2019”, ku merr pjesë kryeministri Ramush Haradinaj. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 11:00)

Organizatat e shoqërisë civile protestojnë kundër Projektligjit për financim të subjekteve politike. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 13:30)  

Promovohet libri “Bllaca – dhimbja e lirisë”, i publicistit Emin Azemi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:30)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress