Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:19

​Ngjarjet e datës 20 maj

Prishtinë | 19/05/2019 23:59

​Mbahet vazhdimi i seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës të ndërprerë më 16. 05. 2019.(Kuvendi i Kosovës, ora 10.00)

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 303, ora 10.00) 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Enver Topalli. (Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë, ora 12.00)

Në 20-vjetorin e masakrës së Dubravës, ish i burgosuri politik dhe i mbijetuari i kësaj masakre, Enver Dugolli promovon librin “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”. (Biblioteka Kombëtarë në Prishtinë, ora 12:00)

Mbahet marsh protestues në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Sheshi Zahir Pajaziti - Sheshi Skënderbeu, Prishtinë, ora 12:00 - 13:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi diskuton rreth testit të organizuar në shkollat e Kosovës, ku i ftuar është ministri i MASHT Shyqiri Bytyqi. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 303, ora 13.00) 

Shoqata Down Syndrome Kosova mban konferencë me rastin e ardhjes në Kosovë të grupit të vallëzimit “Larondina” nga Britania e Madhe. (Hotel ‘Parlament’, në Prishtinë, ora 18:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress