Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:50

​​Ngjarjet e datës 2 tetor

Prishtinë | 02/10/2019 00:00

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon shfaqjen “Përmes forum teatrit”. (Mesme Elektro-Teknike “Gjin Gazulli”, ora 11:00)

(E plotësuar) Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të vizitojë fillimin e punimeve në rekonstruimin e hapësirave te kompleksi "Qafa". (Ora 11:00)

(E plotësuar) Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Dr. Vjosa Osmani merr pjesë në tubimin në Podujevë. (Sheshi “Ali Ajeti”, ora 12:00)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), do të paraqes emrat e profesorëve dhe asistentëve që gjenden në listat e partive politike si kandidat për deputetë. (Para objektit të Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

Mbahet aktiviteti “ Përfaqësimi i mirëfilltë dhe me integritet politik në Kosovë: realitet apo utopi”. (Hotel “Sirius”, ora 13:00)  

(E plotësuar) Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti merr pjesë në tubimin elektoral në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës, ora 14:00)

(E plotësuar) Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Dr. Vjosa Osmani merr pjesë në tubimin në Obiliq. (Salla e Kulturës “Xhavit Haziri”, ora 14:00)

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli merr pjesë në tubimin elektoral në Gjakovë. (Sheshi i Bibliotekës së Qytetit, ora 15:00)

(E plotësuar) Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Dr. Vjosa Osmani merr pjesë në tubimin në Fushë Kosovë. (Amfiteatri i qytetit përballë Komunës së vjetër, ora 15:30)

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj do të merr pjesë në tubimin elektoral në Prishtinë. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 18:00)

(E plotësuar) Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti merr pjesë në tubimin elektoral në Prizren. (Palestra e Sporteve "Sezai Surroi", ora 18:00)

(E plotësuar) Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Dr. Vjosa Osmani merr pjesë në tubimin në Prishtinë. (Shkolla fillore “Zenel Hajdini”, ora 18:30)

(E plotësuar) PDK, dega në Prizren, mban tubim elektoral me nëndegë. (Shkolla fillore në Lubizhdë të Qytetit, ora 18:30)

Promovohet libri "Sallatë dhe Çalldisje" nga Lorik Sylejmani. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Koalicioni AAK-PSD mban tubim me qytetarë në Prizren. (“Nafron Diamond”, Prizren, ora 19:00)

(E plotësuar) Kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli mban tubim me mësimdhënës, sportistë dhe shoqatat kulturo-artistike. (Restorant “Rexos”, Prizren, ora 19:30)

(E plotësuar) Kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli mban tubim me strukturat e nëndegëve të Përdrinisë: Landovicë, Piranë, Qëndresë, Zojz, Medvec. (SHFMU ”2 Dëshmorët” në Piranë, ora 20:00 )

(E plotësuar) Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Dr. Vjosa Osmani merr pjesë në tubimin në Shtime. (Shtëpia e Kulturës, ora 20:00)

(E plotësuar) PDK, dega në Prizren, mban tubim me strukturat e degës së Hasit (Gjonaj, ora 20:30)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress