Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:13

​Ngjarjet e datës 19 maj

Prishtinë | 18/05/2019 23:59

Hapja e vendvotimeve në katër komunat në veri të Mitrovicës. (Ora 07:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën për media lidhur me hapjen e qendrave të votimit. (Salla e mbledhjeve e KQZ-së, ora 08:00) 

Kandidati i Listës Serbe, Goran Rakiq voton në shkollën teknike në Mitrovicë të Veriut. (Ora 08:15)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq, voton në Lagjen e Boshnjakëve, (Ora 09:00)

Kandidatja e PDK-së për Mitrovicën e Veriut, Gonxhe Çaushi voton në lagjen e Boshnjakëve. (Ora 10:30) 

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ardiana Hoxhiq  voton në Shkollën Fillore “Sfeti Sava”. (Ora 11:30) 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën për media për pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00. (Salla e mbledhjeve e KQZ-së, ora 11:30) 

DnV mban konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe daljen në zgjedhje deri në ora 12:00. (Zyrat e organizatës ACDC, adresa “Çika Jovina 3”, në Mitrovicën e Veriut, ora 13:00) 

Filharmonia e Kosovës mban konferencë. (Objekti i Filharmonisë, ora 13:00) 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën për media për pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00. (Salla e mbledhjeve e KQZ-së, ora 15:30) 

Zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Feronikelit, ndeshje kjo e javës së fundit të këtij edicioni, ku edhe do të dihet kampioni i Kosovës në futboll. (Stadiumi në Drenas, ora 16:00) 

Vendoset gurthemeli i shtatores së heroit Abdullah Tahiri. (Afër objektit të FSK-së në Gjilan, ora 16:00)

Mbahet akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Abdullah Tahiri. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

DnV mban konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe daljen në zgjedhje deri në ora 17:00. (Zyrat e organizatës ACDC, adresa “Çika Jovina 3”, në Mitrovicën e Veriut, ora 18:00) 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën për media për pjesëmarrjen në votime deri në orën 19:00. (Salla e mbledhjeve e KQZ-së, ora 20:00) 

DnV mban konferencë për media lidhur me daljen në zgjedhje. (Zyrat e organizatës ACDC, adresa “Çika Jovina 3”, në Mitrovicën e Veriut, ora 20:30) 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress