Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:18

​Ngjarjet e datës 18 tetor

Prishtinë | 17/10/2019 23:56

Vazhdon punimet Kongresi dhe Panairi i Parë i Mjekësisë, i organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës. (Hotel “Emerald”, 09:00)

Këshilli Rinor Kosovar (KYC)  mban Kuvendin e XII-të Zgjedhor. (Amfiteatri i objektit të ish-Rilindjes, ora 09:30)

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim znj. Caroline T. Nguyen, drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)  

Shënohet Dita e Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapet fushata Kundër Trafikimit me Njerëz. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

Universiteti "Haxhi Zeka" në Pejë organizon konferencën "Business and Education: Challenges and Opportunities". (Amfiteatri i Fakultetit Juridik, ora 10:00)

Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimbën themelimin e qendrës për karrierë në shkollën “11 Marsi” në Prizren. (SHMLT “11 Marsi”, Prizren, ora 10:30)

Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”. (Zyrat e KPM-së, ora 12:00)

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress