Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:05

​​Ngjarjet e datës 18 shtator

Prishtinë | 18/09/2019 00:05

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë. (Ora 09:10)

Mbahet takimi i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës. (Objekti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 10:00)

Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Nga ora 10:00)

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti viziton Kalanë e Artanës. (Ora 10:30)

Punëtorët teknik  të Qendrës Studentore do të protestojnë para Drejtorisë së Qendrës Studentore në Prishtinë. (Nga ora 11:00)

Mbahet ngjarja “Regional B2B Event”, e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë në Tiranë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore. (“Holiday Inn” në Shkup, ora 11:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, pret në takim fituesit e medaljeve të Taekwandos. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

Në formatin FOL Hapur merr pjesë, Nenad Rashiq, kandidat për kryeministër nga koalicioni Sllobod. (Zyrat e Lëvizjes “FOL”, ora 11:00) 

Kryetari i Gjianit, Lutfi Haziri, nënshkruan kontratat me tetë përfituesit e nën-granteve, në kuadër të projektit “Te rinjtë në Agrobiznes - Regjioni Ekonomik Lindje”. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti viziton Ulpianën. (Ora 11:40)

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti viziton Janjevën. (Ora 12:20)

Mbahet tryeza e diskutimit “Ecja, çiklizmi dhe transporti urban”. (Kolegji Tempulli, ora 14:00)

Mbahet Konventën e Gruas Demokratike. (Hotel “Venus”, ora 17:00)

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti merr pjesë në tubimin në Rufc të Lipjanit. (Ora 19:30)

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti merr pjesë në tubimin në Gadime të Lipjanit. (Ora 21:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress