Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:18

​​Ngjarjet e datës 17 tetor

Prishtinë | 17/10/2019 00:14

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Lartmadhërinë e saj, Sophie, Konteshën e Wessexit. (Kabineti i Presidentit, ora 09:00, mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 09:30)

Dogana e Kosovës mban ceremoninë e ndarjes së dy certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar (OEA). (Dogana e Kosovës, ora 10:00) 

Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës (QKMRT) mbajnë konferencë, ku prezantohen rezultatet e hulumtimit për dhunën seksuale gjatë luftës. (Hotel “Swiss Diamond”, 10:30)

Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo, shpalosin gjetjet që kanë hasur në procesin tenderues të projektit “Rreth rrotullimi i Lakrishtës”. (Zyrat e Lëvizjes “FOL”, ora 11:00) 

Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 11:00)

Lansohet projekti "Technology-Based Plagiarism Prevention". (Kolegji Universum, ora 13:00)

Oda e Mjekëve të Kosovës organizon Kongresin dhe Panairin e Parë Mjekësor. (Hotel “Emerald”, ora 18:00)

Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel dekoron Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike, për kontributin e saj në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

Në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, hapet ekspozita “Post-Avangarda Lindore”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress