Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:09

​​Ngjarjet e datës 17 shtator

Prishtinë | 16/09/2019 23:53

(I plotësuar) Bëhet asfaltimi i rrugës në fshatin Burrnik. (Fshati Burrnik, Ferizaj, ora 09:00)

Mbahet dita e dytë e  konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Energjia për tv ardhmen'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

Lëvizja FOL organizon diskutimin me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

Me rastin e vdekjes së veprimtarit rom, Nexhip Menekshe do të mbahet mbledhje komemorative. (Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 11:00) 

Bëhet përurimi i sallës së edukatës fizike në shkollën e fshatit në Irzniq. Merr pjesë ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi. (Irzniq, Deçan, ora 11:00) 

(I plotësuar) Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, organizohet Akademi Përkujtimore në nderim të heroit të kombit Xhavit Haziri. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

Sigal Prishtina mban konferencë para ndeshjes në kuadër të Ligës se Kampionëve ndaj kampionit të shumfishtë Polak, Legia Warszawa. (Pallati i Rinisë, ora 12:20)

Ambasada hungareze në Prishtinë, prezanton “Javët e kulturës hungareze”. (Ambasada e Hungarisë, ora 13:30)

Komuna e Gjilanit mban akademi në shënimin e 20-vjetorit të rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Teatri i qytetit, ora 16:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 16:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress