Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:02

​Ngjarjet e datës 16 shtator

Prishtinë | 15/09/2019 23:58

Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë. (Dyert e hapura ora 9.30; Hapja – holli i Kuvendit, ora 10.00 - merr pjesë kryeparlamentari në detyrë Kadri Veseli; Prezantimi i ueb-faqes së re të Kuvendit të Kosovës, holli i Kuvendit, ora 10:10; Kabina e Transparencës (video - porosi) oborri i Kuvendit, ora 10:30; Ekspozitë e foto-sesionit me temën “Pjesëmarrja” oborri i Kuvendit, ora 10:40; Hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile “Punëtoritë për demokraci” -oborri i Kuvendit, ora 10:50; Kuizi i Demokracisë - holli i Kuvendit, ora 11:30).

Me rastin e ndarjes nga jeta të anëtarit të jashtëm të Akademisë, albanologut gjerman Wilfried Fiedler,  ASHAK mban mbledhje përkujtimore. (ASHAK, ora 11.00)

Dega e PDK-së në Prizren mban konferencë për media. (Selia e PDK-së Prizren, ora 11.00)

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu pret në takim ministrin në detyrë të Kulturës, Kujtim Gashi me ç'rast nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale (Pallatit të Kulturës). (Zyra e kryetarit Aliu Ferizaj, ora 11.00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) lanson sesionet Pyetje&Përgjigje LIVE në Facebook, me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti për zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. (Faqja e KDI-së në Facebook, ora 11:30)

Lëvizja FOL organizon diskutimin e parë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për kryeministër/e të Kosovës. E ftuara e parë do të jetë Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga LDK. (Zyrat e Lëvizjes FOL rruga “Andrea Gropa” nr.35, ora 12:00-13:00)

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi takohet me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Maqedonia e Veriut, Naser Nuredini. (Kabineti i ministrit Matoshi, ora 12:30 - pas takimit mbahet konferencë për medie)

SBASHK organizon protestë para ndërtesës se Kuvendit Komunal të Kamenicës. (Ora 12:30)

Me rastin e shënimit të Ditës së Demokracisë mbahet debati publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend”. (Kuvendi i Kosovës, Salla 405, ora 13:30)

Bëhet vendosja e mozaikut prej qeramike me dimensione 6 metra katror për nder të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. (Ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ora 14.00)

(E plotësuar) Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Istogut. (Qendra e qytetit, ora 16:00)

(E plotësuar) Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, viziton vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Cerrcë, ora 18:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress