Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 05:44
 
 
  • Lajmi
  • KosovaPress , 25 Korrik 2013 13:09

​Totti: Daniele De Rossi qëndro në Romë

Legjenda e Gjalloroseve, Francesco Totti i ka kërkuar Daniele De Rossi që të qëndroi në Romë pas zërave që thonë se mesfushori do të largohet këtë verë.

Chelsea kishte treguar interesimin për shërbimet e reprezentuesit italian ndërkohë që thuhet se ai po kërkohet edhe nga Real Madrid, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Fiorentina

Megjithatë, Totti shpreson që De Rossi në nderë të datëlindjes së tij të 30-të do të vendosë të qëndroi në “Olimpico”.

“Më e mira do të ishte nëse do të na bënit një dhuratë dhe të qëndroni në Romë që në fund të fitojmë diçka të bukur së bashku”, ka thënë Totti ndër të tjerash në urimin e tij për ditëlindjen e 30-të të De Rosso.

De Rossi me Romën ka bërë më shumë se 300 paraqitje në Serie A.