Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.09.2019 12:49

​Ngjarjet e datës 16 maj

Prishtinë | 15/05/2017 23:49

Misioni i OSBE-së organizon tryezën dyditore për të diskutuar për barazinë gjinore dhe rëndësinë e angazhimit të burrave për promovimin e saj. (Hotel “Sharri” në Prevallë, ora 9:00)

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj do ta presë në takim homologun e tij estonez, Sven Mikser. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P35, ora 9:10) 

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 9:40) 

Organizohet konferenca shkencore “Java e Shkencës” 2017, ku i pranishëm do të jetë edhe Presidenti Hashim Thaçi. (Ndërtesa e Qeverisë, ish-Rilindjes, ora 10:00) 

Mbahet ceremonia e riemërtimit të Institucionit Parashkollor “Drita” në “Armela”. (Podujevë, ora 10:00) 

Mbahet takimi i 133 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)  

Presidenti Hashim Thaçi pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00, vetëm pamje)

Mbahet ushtrimi gjithëpërfshirës për raste emergjente. (ANP “Adem Jashari”, terminali i ri, ora 15:00) 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress