Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 11:04

​​Ngjarjet e datës 15 maj

Prishtinë | 14/05/2019 23:53

Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, nënshkruajnë marrëveshjen për Fazën IV të Projektit për Qeverisjen e mirë financiare.(Ndërtesa e Qeverisë, Qendra për Medie, ora 09:00)

Komisioni hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, finalizon listën e dëshmitarëve si dhe diskuton lidhur me angazhimin e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, Salla N225, ora 09:00)

Mbahet Mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtieseve turq. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303 ora 09:00)

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) shënon “Ditën Ndërkombëtare të Familjeve”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 10:00)

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të Familjes. (SOS Fshati i Fëmijëve, ora 10:00) 

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa. (Kuvendi Komunal i Mitrovicës, ora 10:00)

Promovohet libri “Shënime mbi shtet ndërtimin: Paqartësia, pavarësia dhe qeverisja në Kosovë” e autorit Adem Beha. (Fakulteti Filozofik, UP, ora 11:00)

Mbahet protestë për të mbrojtur natyrën nga eksplatuesit e gurthyesve. (Vendi Shpella e Kusarit, rruga Kusar – Goden, ora 11:00) 

Komuna e Prizrenit do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, për ndërtimin e 30 shtëpive për familjet në nevojë. (Shtëpia e Bardhë, ora 11:00) 

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, vizitojnë fabrikën e mobileve “Elnor”. (Zona Industriale, km 8  i rrugës Prishtinë – Ferizaj, ora 11:30) 

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, pret në takim kryetarët e komunave Skenderaj, Deçan, Istog dhe Viti. (Ish-Rilindja, kati 17, ora 13:00)

Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë lanson projektin “Fuqizimi i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Faza II)”. (Hotel “Swiss Diamond”, 13:30)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress