Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 08:39

​Ngjarjet e datës 13 nëntor

Prishtinë | 12/11/2019 23:58

Save the Children Kosovo dhe Ministria e Arsimit mbajnë konferencë. (Hotel “Sirius”, ora 09:30)

Organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” (VoRAE) organizon Festivalin multikulturorë, ku merr pjesë lideri i VV-së, Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe Save the Children Kosovo mbajnë tryezën e diskutimit në lidhje me Ligjin për mbrojtjen e fëmijës. (Salla e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mabn tryezën “Roli i vendimeve të Gjykatës Supreme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: Një thirrje për disiplinim të gjyqtarëve që marrin vendime të kundërligjshme”. (Qendra e Konferncave “Orion”, 10:30)

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, mban konferencë. (Zyrat e Shërbimit Urgjent në Prizren, ora 11:00)

Ambasada e Francës mban konferencë me rastin e hapjes së edicionit të 19-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. (Objekti i MPJ-së, ora 12:00)

Me rastin e përfundimit të ushtrimit fushor “Partnerët 2019”, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati pret në takim zëvendëskomandantin e forcave tokësore të FSK-së, Hysen Dreshaj. (Vaganesh, Kamenicë, ora 12:30)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress