Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 05:53

​Ngjarjet e datës 13 maj

Prishtinë | 12/05/2019 23:59

Instituti EPIK organizon tryezën “Kuadri Kushtetues i Procesit të Dialogut Kosovë – Serbi”. (Europe House - përball Zyrës së BE-së, ora 10.00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën me temën “Rregullimi Ligjor i Punës Praktike në Kosovë’’.( Hotel ‘Sirius’, Prishtinë, ora 10:00)

Sindikata e Pavarur e RTK-së do të takohet me Avokatin e Popullit Hilmi Jashari. (Zyrat e IAP, rr. “Enver Maloku”, ora 10:00)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë. (Memoriali i Martirëve në Korishë, ora 12.00)

Përurohet libri ‘Sfinksi pyet sërish’, i autorit Ismail Syla, botuar nga Shtëpia Botuese Buzuku. (Biblioteka Kombëtare, ora 12.00)

Hapet Biblioteka austriake në UPZ “Ukshin Hoti”. (Amfiteatri i  Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Prizren, ora 12.30)

Mbahet akademi përkujtimore  për Tahir e Nebih Meha  dhe  20-vjetorin e 32 dëshmorëve të kombit. (Skenderaj, Salla  në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, ora 12.00)

Në nderim të nëntetar Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrës gjatë përmbushjes së misionit ushtarak jashtë vendit, Ambasada e Shqipërisë në Kosovë do të hapë Librin e Ngushëllimeve. (Ora 10.00– 12.00 dhe 14.00 – 16.00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shqyrton raportin vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2018. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 303, ora 13:00)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, takohet me kongresistin Randy Hultgren. (Selia qendrore e LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 14:00)

Lëvizja Vetëvendosje! organizon diskutimin me temën "Punësimi dhe tregu i punës në Kosovë". (Salla e takimeve të Vetëvendosjes, ora 18.00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress