Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 08:39

​​Ngjarjet e datës 12 shtator

Prishtinë | 12/09/2019 00:03

Mbahet konferenca rajonale për siguri kibernetike “Hako për të mësuar, fituar dhe ndihmuar”. (Ambientet e Kolegjit AAB, ora 09:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës mban konferencë me temën “Propozimet e OAK-ut për Qeverinë e ardhshme”. (Zyrat e OAK-ut, ora 10:30)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në promovimin e librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në ZOD”  të autores, Fetnete Ramosaj. (Salla e asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, merr pjesë në debatin Talk to Talk, në Kolegjin Riinvest. (Ora 11:00)

TIKA do të  realizojë inaugurimin e projektit të renovimit dhe inventarizimit  të siguruar nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë. (Qendra Burimore “Nënë Tereza” në Prizren, ora 11:00)

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës organizon protestë kundër diskriminimit ndaj punëtorëve të KEK-ut në paga. (Termocentralin Kosova A, ora 12:00)

Promovohet libri “Gjakova e një fëmijërie” i autorit Ali Tahiri. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani takohet me strukturat e Forumit të Gruas së LDK-së. (“Golden Imperial”,  ora 17:00)

Mbahet Konventa e Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë. (Qendra e Panaireve në Shkabaj, ora 18:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress