Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 06:30

​​Ngjarjet e datës 12 qershor

Prishtinë | 12/06/2019 00:10

Presidenti Hashim Thaçi pret ish-sekretaren e SHBA-së, Madeline Albright. (Kabineti i Presidentit, ora 09:00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 09:00)

Presidenti Hashim Thaçi pret ministrin e Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster. (Kabineti i Presidentit, ora 09:20)

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 09:30)

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ministrin e Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 09:45)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00, vetëm pamje)

Presidenti Thaçi pret ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00)

Me  rastin e 20 vjetorit te Çlirimit të Komunës së Fushë-Kosovës behën homazhe pranë busteve të dëshmorëve të kombit dhe varrezave të përbashkëta. (Varrezat në Fushë Kosovë, ora 10:00)

Riccardo Serri, sëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, së bashku me ekspertë të sektorit të IT-së në Kosovë, diskutojnë rreth zhvillimit të këtij sektori. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

Kryetari Shpend Ahmeti dhe anëtarët e grupit "Gjurmët" mbajnë konferencë. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, kati i parë, ora 10:00)

Për nder të Festave të Qershorit, manifestimit të 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit behën homazhe ne varrezat e dëshmorëve si dhe mbahet manifestimi për nder të ditës së çlirimit. (Landovicë, ora 10:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, me rastin e mbajtjes së Testit të Maturës do të vizitojë maturantët. (Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, ora 10:15)
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini pret në takim Christina Davis, drejtoreshë e zyrës për Demokraci dhe qeverisje të mirë në USAID. (Kabineti i kryetarit, ora 10:30) 

Në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë mbahet tubimi qendror. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

Komuna e Fushës Kosovës organizon vendosjen e gurëthemelit të shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në parkun e qytetit. (Parku afër Shkollës Fillore “Selman Riza” në Fushë Kosovë, ora 12:00)

Për nder të  141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit mbahet akademi solemne dhe ndarja e dekoratave. (Salla e Asamblesë Komunale, ora 12:00)

Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.47. (Hotel Grand, ora 12:30)

Në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë  zhvillohet "Ecje për liri", ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga hoteli “Swiss   Diamond” deri te susti i Sekretares Albright. (Ora 14:00)

Mbahet ceremonia e përurimit te bustit të ish-sekretares se Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright. (Sheshi “Albright”, afër American School of Kosova, ora 14:35)

Zhvillohet nje vizitë në Bulevardin “Bill Clinton”. (Afër shtatores së ish-presidentit Bill Clinton, ora 15:00)

Komuna e Prizrenit organizon finalet e turneve të sporteve në festimin e festave të qershorit. (Prizren, ora 15:00)

Në 20 vjetorin të çlirimit të Kosovës Lëvizja Vetëvendosje organizon tribunë ''Mbi luftën, UÇK-në dhe zhvillimet që pasuan''. (Hotel “Grand”, ora 16:00)

FDH Kosovë mban ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i familjes Bala”. (Qendra e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, ora 16:00) 

Kryeparlamentari Kadri Veseli takon ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe e përcjell atë pas vizitës në Kosovë. (Aeroporti i Prishtinës, hapësira zyrtare VIP, ora 16:30) 

Mbahet konferenca ndërkombëtare e sigurisë me motot “20 vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”. (Hotel “Emerald”, ora 17:00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark. (Kabineti i Kryeparamentarit, ora 18:00)

Mbahet promovimi i librit te ri "Maqedonia nga antika deri te koha jone" nga autori Jusuf Buxhovi. (Libraria Dukagjini, ora 18:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim gjeneralin Wesley Clark. (Ndërtesa e Qeverisë, 18:30, vetëm pamje)
Lëvizja Vetëvendosje shënon përvjetorin e krijimit. (Zyra qendrore e LVV-së, ora 19:00) 

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shfaqjen e Trupës së Baletit. (Teatri Kombëtar, ora 19:00)

Për nder të  141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit organizohet lëshimi i fishekzjarreve festive. (Kalaja e Prizrenit, ora 23:00) 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress