Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 11.12.2019 04:56

​​Ngjarjet e datës 12 korrik

Prishtinë | 12/07/2019 00:12

UNDP i dorëzon pajisje Policisë së Kosovës. (Ndërtesa e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ora 08:30)

Mbahet gara e Diturisë në të cilën do të garojnë mbi 1600 nxënës. (Hapësirat e Kolegjit AAB, ora 09:00)

Shënohet Dita Botërore e Popullsisë. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:30)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim pune drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. (Komuna e Gjilanit, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Anton Berishën, ish-kryetar i Bordit të ART-së, Abdullah Havollin, inxhinier në Telekom dhe Arben Halilin, shef i Kontabilitetit në Departamentin e Financave. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C203, ora 10:00) 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e rregullt. (Kuvendi i Kosovës, Salla C301, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton Raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00) 

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00) 
 
Kryeministri Ramush Haradinaj viziton fermerin Blerim Aliu. (Fshati Zajqec, ora 11:00)
Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr publikon hulumtimin “Industria e shkatërrimit”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)  

Bëhet shpërndarja e librave të botuara dhe të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, donacion për 36 biblioteka komunale. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00) 

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 11:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj viziton fabrikën e ujit “Zajqeci”. (Fshati Zajqec, ora 11:30)  

Kryeministri Ramush Haradinaj takon fermerët. (Fshati Kopërnicë, ora 12:00) 

Kryeministri Ramush Haradinaj bën hapjen e fushatës së korrje-shirjeve. (Fshati Kopërnicë, ora 12:40)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret ambasadoren e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm. (Zyra e krytarit Haziri, ora 13:00)

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës mbajnë konferencë pas kthimit nga ekspedita në Majat e Shtatë Kontineteve e Mrika dhe Arianit Nikqit. (Aeroporti “Adem Jashari", ora 19:30)

Me rastin e kthimit nga ekspedita në Majat e Shtatë Kontineteve e Mrika dhe Arianit Nikqit mbahet koktej. (Oborri i Mullirit të Haxhi Zekës në Pejë, ora 22:00) 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress