Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 26.06.2019 06:58

​​Ngjarjet e datës 11 qershor

Prishtinë | 11/06/2019 00:01

Qytetarët e Komunës së Gjakovës protestojnë për të kërkuar ndalimin e gurthyesit në rrëzë Bjeshkëve të Pashtrikut. (Fshati Kusar në Gjakovë, ora 08:00)

Gjeneral Mirko Shundov, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. (Ministria e Mbrojtjes, ora 08:30)

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Britanike organizon takimin e Drejtoreve te Përgjithshëm te rajonit respektivisht të Ballkanit perëndimor. (Hoteli “Sirius”, ora 09:15)

Ministri i  Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha dhe shefi i Mbrojtjes të Kroacisë, gjeneralin Mirko Shundov mbajnë konferencë. (Salla e Madhe e Konferencave në MFSK, ora 09:25)

Mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të KFOR-it. (Shtabi i përgjithshëm i KFOR-it në kampin “Film City”, ora 11:00. (Të gjitha mediat duhet të mbërrijnë në stacionin e autobusëve para ndërtesës së “RTK Radio Kosova”, ora 09:45)

Mbahet mbledhja e Qeverisë. (Qeveria e Kosovës, ora 10:00) 

Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri organizon tryezë pune lidhur me integrimin e shtetasve kosovar dhe familjarëve të tyre të kthyer nga lufta në Siri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

Dega e PDK-së dhe Rinia Demokratike e Kosovës në Prizren bëjnë pastrimin e hapësirave dhe shesheve gjelbëruese, si dhe mbjellja e disa fidanëve në lagjen Ortakoll. (Tek Shkolla ''Abdyl Frashëri'' Ortakoll në Prizren, ora 10:00)

Mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe shefi i Forcave të Armatosura të Kroacisë gjeneralit Mirko Shundov, mbajnë konferencë. (Selia e FSK-se, ora 10:15)

Presidenti Hashim Thaçi, merr pjesë në Ceremoninë Solemne të organizuar nga Komandanti i KFOR-it për 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë. (Film City, ora 11:00)

Agjencia Kundër Korrupsionit mban ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. (Objektet e Agjencisë, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

Për nder të 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit, Komuna e Prizrenit organizon aktivitet sportiv. (Prizren, ora 11:00)

Në shënim të 20-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjilanit bëhet shpallja e çmimit “Beqir Musliu”. (Tek biblioteka e qytetit të Gjilanit, ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aktivitetet përkujtimore në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë. (Film City, ora 11:40) 
 

Një delegacion nga Komuna e Prishtinës do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velan. (Velani, ora 12:00)

Qendra Kulturore e Fëmijëve e Komunës së Prishtinës organizon "Takime Korale" për nder të 11 Qershorit - Ditës së çlirimit të Prishtinës. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

Kryetari i Komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në takim Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj. (Komuna se Deçanit, ora 14:00)

Zyra e BE-së dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojnë konferencë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim shefin e mbrojtjes së Kroacisë, gjeneralin Mirko Shundov. (Ndërtesa e Qeverisë, vetëm pamje, ora 14:00) 

Komuna e Deçanit fillon me asfaltimin e segmentit të parë të rrugës Deçan - Plavë. (Deçan, ora 14:15)

Presidenti Hashim Thaçi pret ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. (Kabineti i presidentit, ora15:00) 

Shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ora 15:20)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ish-presidentin amerikan, Bill Klinton. (Ndërtesa e Qeverisë, vetëm pamje, ora 15:30)

Për nder të 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit shfaqjet ''Komedia e Kuqe''. (Teatri i Prizrenit ''Bekim Fehmiu'', ora 20:00)

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në koncertin e Filharmonisë së Kosovës. (Salla Bogdanipolis, Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ora 20:00) 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress