Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 05:58

​Ngjarjet e datës 11 nëntor

Prishtinë | 11/11/2019 00:02

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti GAP organizojnë diskutim me temën “Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit”. (Hotel ‘Swiss Diamond’, Prishtinë, ora 10.00)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) shënon 20-vjetorin e themelimit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10.00-12.15)

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll Bernard Challandes mban konferencë për medie para takimit me Anglinë për Euro 2020. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 11.00)

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati takohet me shtabin emergjent, FSK-në, Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, Kryqin e Kuq e akterë të tjerë të shtabit, si pjesë e inskenimit të një tërmeti  5.5 shkallë në këtë komunë. (Oborri i objektit komunal, ora 12.00. Pas takimit me shtabin, në ora 14:00 do të intervenohet në shkollat e mesme të Kamenicës)

Prezantohet Plani Rregullues i Hollësishëm për zonën te Fakulteti Teknik në lagjen ‘Bregu i Diellit’. (Salla e Modelariumit të Fakultetit të Arkitekturës, Prishtinë, ora 18:00)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mban stërvitje para duelit me Anglinë për Euro 2020. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 18.00)

Laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018, Denis Mukwege merr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të QKRMT-së. (‘Sheshi 21’, Prishtinë, 18:30)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress