Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 09:52

​Ngjarjet e datës 11 korrik

Prishtinë | 11/07/2019 00:03

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston ish-drejtorin Teknik në Telekom, Mehdi Latifaj, zyrtarin ligjor, Sabaudin Ramaxhiku dhe menaxherin e Produkteve, Nysret Jashanica. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 09:00)

Presidenti Hashim Thaçi pret në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00)

Bëhet lansimi zyrtar i Koalicionit të Kosovës për Pajtim. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

Ministri i Punëve të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa raporton para Komisionit për Punë të Brendshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00) 

Kkryetari i Gjykatës së Apelit. Hasan Shala mban konferencë. (Pallati i Drejtësisë në Hajvali, objekti B, ora 10:30) 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Rinore në Pjetërshtan. (Pjetërshta, ora 11:00)

Kryetarit i komunës së Rahovecit do të prezantojë para qytetarëve raportin e punës së tij për periudhën janar-qershor 2019. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00)

Promovimi i strategjisë rajonale për sigurinë dhe shëndetin në punë. (Hotel Sirius, ora 11:00) 

Absolventët e Departamentit të Gazetarisë të UP-së, do të shënojnë diplomimin e tyre simbolikisht duke mbjellë drunjë në kampusin e UP-së. (Oborri brenda Fakultetit të Filologjisë, ora 11:00)  

Youth Initiative for Human Rights Kosovë bashkë me aktivistë i përkujtojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. (Teatri Kombëtar, ora 12:00) 

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Mbahet ceremonia e fillimit të projektit “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë”. (Restorant “Rron” në Veternik, ora 18:30)

Fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Ora 19:00)  
Shoqata “Jakova” mban akademi nderi për shkrimtarin Rexhep Hoxha. (Parku Kulturor “Ali Podrimja”, ora 20:00) 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress