Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 12:00

​​Ngjarjet e datës 10 tetor

Prishtinë | 09/10/2019 23:54

(I plotësuar) Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Bundestagu Gjerman. (Ndërtesa e Qeverisë, 09:30)

Prezantohet raporti studimor “Analiza e tregut të punës dhe të aftësive të nevojshme për tregun e punës”. (Shtëpia e Evropës, ora 09:30)

Kuvendi Komunal i Prizrenit mban vazhdimin e mbledhjes së shtatë të rregullt. (Kuvendi Komunal i Prizrenit, ora 10:00)

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” organizon konferencën Ndërkombëtare të Gjeoshkencës” në të cilën pritet të marrin pjesë studiues dhe shkencëtarë nga shumë vende evropiane dhe nga rajoni.  (Objekti i Universitetit të Mitrovicës, ora 10:00)

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet HIB Petrol dhe Komunitetin Olimpik të Kosovës. (Hotel “Emerald”, ora 11:00) 

Komuniteti LGBTI, organizon Paraden e Krenarisë në Kosovë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:30)

Mbahet kampanja botërore ''I am WHOLE'' për Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor. (Zyrat e SIT/YMCA Rr. “Fehmi Agani”, H-1, Nr.16, ora 13:00) 

Organizata jo-qeveritare Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar – PEN mban diskutimin e hapur për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor. (Kinema ABC, ora 17:00)

Fillon rinumërimi 303 kutive me fletëvotime. (Ora 16:00) 

Fondacioni Together Kosova, mban ekspozitën e pikturave të pacientëve të Klinikes Psikiatrike “Edhe unë jam Prishtina”. (QKUK, ora 19:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress