Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 06:33

​Ngjarjet e datës 10 qershor

Prishtinë | 09/06/2019 23:59

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Shyqeri Haxhën, ish-kryeshef i Telekomit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

Punëtorët e larguar nga KEDS-i protestojnë para Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë. (Ora 10.00)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të USAID-it në Kosovë, do ta bëjnë përurimin e investimeve të USAID në Zyrën e Prokurimit. (Ora 10:00)

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj viziton pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, në Stanqiq – Bellanoc, së bashku me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.  (Pika kufitare Stanqiq – Bellanoc, ora 10.30 - pas takimit do të ketë deklaratë për media)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) do të organizojë konferencë me rastin e  Ditës Botërore të Akreditimit. (Hotel ‘Emerald’, Prishtinë, ora 10.30)

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 11:00)

Me rastin e festave të qershorit, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka mbahen Ditët e Lidhjes së Prizrenit. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit, ora 11.00, ekspozitë për ngjarjet më të rëndësishme dhe protagonistët e Lidhjes së Prizrenit, tek objekti i Lidhjes - ora 17:00), ligjëratë tek objekti i Lidhjes së Prizrenit, flasin Elvis Hoxha dhe Donik Sallova – ora 18:00 dhe marshimi me flakadanë, nga Kalaja deri tek objekti i Lidhjes së Prizrenit - ora 21:00)

Me rastin e festave të qershorit, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, mbahet turneu i futbollit dhe basketbollit. (Stadiumi “Përparim Thaçi” dhe Salla Sportive “Sezair Surroi”, Prizren, ora 12.00)

Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për media, me rastin e premierës së tretë për vitin 2019 “O moj Shqipëri”. (Skena e madhe e Teatrit Kombëtar, ora 13:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj takohet me shefin e shtabit të KFOR-it, në Kosovë, John C.Boyd. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar për shefin e shtabit të KFOR-it, John C. Boyd. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjakovës Ardian Gjini mbahet promovimi i monografisë “Qamil Luzha- Jetën bashkimit kombëtar” të studiuesit nga Tirana Ismet Balaj. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, ora 18.00)

Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis hap festivalin FemArt. (Hotel “Grand”, ora 20.00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress