Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:45

​Ngjarjet e datës 1 tetor

Prishtinë | 01/10/2019 00:13

Me rastin e 22 vjetorit të protestave masive të studentëve të Universitetit të Prishtinës, rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema, do të bëjë homazhe në nderim të ish-rektorit, prof. dr. Ejup Statovci. ( Velani, tek ish-ndërtesa e Rektoratit, ora 09:00)

Lëvizja FOL dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) organizojnë Forumin FOL Hapur me temë “Çka pret Shoqëria Civile nga ish anëtarët e saj të inkuadruar në politikë”.   (Zyrat e Lëvizjes FOL, rruga ‘Andrea Gropa’, No.35, Prishtinë, ora 10:00 deri në ora 12:00)

Fondacioni Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) në partneritet me Demokraci Plus (D+)  organizon tryezën e diskutimit me temën “Lajmet e rreme, kërcënim i demokracisë”. ( Hotel Sëiss Diamond në Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon Ditën e Orientimit të Studentëve të Rinj. ( Kampusi i Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar nën moton “Rrugëtimi drejt barazisë moshore". (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ora 10.00)

Instituti EPIK  së bashku me ACIT, dhe me mbështetje të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, do të jetë nikoqirë i pjesëmarrësve të veçantë në kuadër të tryezës “INTEGRIMI N’SHQIP”. (Hapësirat EUROPE HOUSE përball Zyrës së BE-së, ora 11.00)

Mbahen homazhe dhe përkujtohen heronjtë sipas kësaj agjende:

-Ora 10:30 - Gllogjan Kompleksi Memorial Dëshmorët e Kombit përkujtohet Heroi Avdi Mujaj.

-Ora 11:00, Në fshatin Dubovik në ditëlindjen e tij përkujtohet heroi Jusuf Gërvalla ku do të bëhen homazhe te Kompleksi i Varrezave në Dubovik.

ORCA dhe Admovere në 22-vjetorin e protestës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, mblidhen tek ish-ndërtesa e rektoratit të UP-së në Velani në rrugën “1 Tetori”, para shtëpisë së familjes Shoshi, për ta vazhduar marshin e ndërprerë në vitin 1997 nga forcat e regjimit të Millosheviqit. (Ora 12:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së sallës së pajisjeve me kompjuterë - donacion nga Al-Trade Center. (Fakulteti i Edukimit UP, ora 12:00-13:00)

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli tubim me qytetarët e Komunës së Kamenicës ( Palestra e Sporteve, ora 15:30)

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani mban takim me qytetarë në Istog. (Në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në Istog, ora 15:30)

Koalicioni AAK-PSD  mban tubim zgjedhor në Viti. (Para Shtëpisë së Kulturës, ora 16:00)

Nisma mban tubim me qytetarë në Drenas. ( Salla e Kulturës, ora 16:00)

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli tubim me qytetarët e Komunës së Gjilanit. (Palestra e Sporteve, ora  17:00)

AAK-PSD  mban tubim zgjedhor në Gjilan. (Parku “Dardania” në lagjen “Dardania”, ora 18.00)

Nisma mban tubim me qytetarë në Lipjan. (Shtëpia e Kulturës, ora 18:00)

Nisma mban tubim me qytetarë në Fushë Kosovë. (Salla e Stacionit Hekurudhor, ora 18:00)

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, tubim me qytetarët e Komunës së Vitisë. (Shtëpia e Kulturës, ora 18:30)

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti merr pjesë në tubimin zgjedhor në Gjakovë. (Salla e sporteve “Shani Nushi”, ora 19.00)

AAK-PSD  mban tubim zgjedhor në Lipjan. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 19:30)

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, takim me ndërmarrës të Komunës së Ferizajt. (Restorant Ujëvara, ora 20.30)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress