Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 03:01

​Ngjarjet e datës 8 korrik

Prishtinë | 07/07/2019 23:56

Ceremonia zyrtare me rastin e funksionalizmit të departamentit special në Gjykatën Themelore dhe atë të Apelit (Gjykata Themelore, Pallati i Drejtësisë, ora 10:00)

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Zyrës së Koordinatores për Zhvillim të OKB-së nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi mes të dyja institucioneve. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 10:00) 

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të jetë mikpritës i delegacionit të Komisionit homolog nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) organizon konferencën me temën “Projektligji i Punës, të metat dhe përparësitë”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e disa projekteve infrastrukturore në Gjakovë si dhe takohet me kryetarin e komunës në ndërtesën e komunës. (Gjakovë, ora 10:30)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me hidrocentralet dhe gurthyesit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00) 

Ballkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë në konferencën për media për të prezantuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj padisë së organizatave për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për moslejim të qasjes në dokumente zyrtare për termocentralin ‘Kosova e Re’. (Zyra e BGF, afër Librarisë Buzuku, ora 11:00) 

Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit ndan çmime për Artet Pamore “Muslim Mulliqi”. (Ministria e Kulturës,  ora 11:00) 

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës organizojnë protestë me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00) 

Mbahet mbledhje e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Diasporën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

Kryetari i degës së AAK-së në Pejë  Ali Berisha mban konferencë për media me temën "Keqpërdorimet në komunën e Pejës dhe të gjeturat e Auditorit Gjeneral për qeverisjen komunale". (Zyrat e AAK-së, sheshi “Shkëlzen Haradinaj”, Pejë, ora 12:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi diskuton rreth organizimit të dëgjimeve publike nga grupet punuese lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë do të protestojnë  me arsyen se po neglizhohen nga komuna e Prishtinës (Rruga “Muharrem Fejza”, Lagjja e Spitalit, ora 18:00)

Komuna e Rahovecit mban dëgjime publike për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 me banor të fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol. (Shkolla Fillore “Rilindja” në fshatin Çifllak, ora 19:00)  

Komuna e Rahovecit mban dëgjime publike për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 me  banor të fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor. (Shkolla Fillore ”Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik, ora 20:20)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress