Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:18

​Ngjarjet e datës 16 mars

Prishtinë | 16/03/2017 06:48

Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lenojnë fazën e dytë të projektit Zhvillimi i Integruar Teritorial. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Lëvizja FOL mban konferencë për media me ç ‘rast do të publikohet raporti “Përtej numrave - performanca e gjyqësorit në luftën kundër korrupsion” për vitin 2016. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

KMDLNj e publikon raportin për monitorimin e qendrave të ndalimit, qendrave të paraburgimit dhe qendrave korrektuese. (Restaurant “Rings”, ora 11:00)

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi mban ligjëratë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. (Universiteti “Haxhi Zeka”- Rruga “UÇK-së”- Pejë, ora 11:00) 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në një debat të hapur me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërinë civile. (“Media Center”, Çagllavicë, ora 11:00) 

Valdete Daka do të paraqesë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme. (Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ora 11:30) Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton Kompanisë së pijeve Bibita SH.P.K. (Fshati Vitomiricë në Pejë, ora 13:00) Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton shoqatën e Bletarëve. (Pejë, ora 13:30)

Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Vullnetarizëm dhe Aktivizëm Qytetarë. (Restaurant librari Dit’ e Nat’ në Prishtinë, ora 14:00)

Hapja e ekspozitës së artistes Hayoun Kwan me Instalacionin dhe videon me realitet virtual "489 vite". (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

“Frutti NTP” shënon 17 vjetorin e themelimit. (Prizren)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress