• Lajmi
  • KosovaPress , 01 Dhjetor 2013 22:04

Kusari – Lila e para në Gjakovë

prev next Kusari – Lila e para në Gjakovë
 

( E plotësuar) Mimoza Kusari – Lila, nga Aleanca Kosova e Re është në epërsi të lehtë kundër kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj.

Deri më tani në këtë komunë sipas KQZ-zë janë numëruar 88.22 për qind e votimeve, ndërsa Kusari – Lila ka një epërsi prej 1400 votave.

Sipas të dhënave të KQZ që publikon online në ueb faqen e saj, rezultati situata momentale është 52.79 për qind për Kusari – Lilan kundrejt 47.72 të votave që kanë shkuar në adresën e Pal Lekajt. /Kosovapress/

.....

Prinë Pali në Gjakovë

GJAKOVË E DIEL, 01 DHJETOR 2013 20:14 KOSOVAPRESS

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj është duke prirë në Gjakovë . Ai deri tash ka marr 3 190 vota ose 76. 19 %, kurse kandidatja e Aleancës për Kosovën e Re ka marr 1002 vota ose 23.93 %.

Megjithatë, ky rezultat mund të ndryshojë gjatë numërimit të votave tjera.

Më poshtë mund të shihni rezultatet online në KQZ, të cilat po vazhdojnë të numërohen.