Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 25.08.2019 07:18

​​Mehmedi thotë se u fyen dhe u kërcënuan në festivalin e RTSh-së

Prishtinë | 29/12/2014 18:08

Besiana Mehmedi, njëra nga konkurrentët në festivalin e 53 –të të Radiotelevizionit Shqiptar, ka nxjerrë në shesh disa parregullsi të këtij festivali.

Ajo, thotë se bashkë me partnerin e saj nuk kanë mundur të jenë në provën gjenerale, pasi që drejtori artistik e kishte vendosur provën më herët,e përveç kësaj Besiana thotë se t’i ketë nxjerrë edhe jashtë.

Mbrapa skenës, Besiana Mehmedi, shpjegon të kenë ndodhur edhe gjëra të tjera, si fyerjet dhe kërcënimet që i kishte marrë nga siç e quan ajo, ushtari i Shpëtim Saraçit, Marjan Deda.

Besiana, thotë se ta kenë ditur se do të jenë të diskualifikuar, transmeton KosovaPress.

“Nuk mbaroi asgjë në skenë sepse në backstage vjen"Ushtari" i Shpëtim Saracit, Marjan Deda i cili fyen verbalisht dhe kërcënon fizikisht. Ne qëndruam deri në fund siç është tradita dhe pse ishim të përgatitur për një disfalifikim të mundshëm. Sado që kjo mund të ketë ndikuar në uljen e pikëve nga Juria e cila na la në vend të katërt,e rëndësishme është që të sillet në vend dinjiteti Artistik”, ka shkruar Besiana Mehmedi në Facebook.

Ndërsa për Shpëtim Saraçin, ajo shkruan se ta ketë shndërruar festivalin e RTSh-së, në Monarki Ku artistët mund të fyhen deri në nivelin më të ulët./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress