< Shëndetësi
Kerko

Qytetarët informohen për Logopedinë

05/03/2017 12:54 Qytetarët informohen për Logopedinë
Disa studentë dhe profesorë janë mbledhur sot në Prishtinë për të informuar njerëzit më shumë rreth ditës evropiane e logopedisë, si dhe për t’i shitur disa punime, ku parat e grumbulluara do t’i dalin në ndihmë shoqatës ‘Pema’.

Profesoresha e kolegjin “Heimerer”, Hatixhe Zogaj, ka thënë për KosovaPress se disa punime që janë bërë nga studentët e këtij kolegji do të shiten dhe paratë do të shkojnë për shoqatën “Pema”, e cila është në krizë financiare.

Zogaj gjithashtu tha se popullata e Kosovës nuk janë shumë të informuar rreth kësaj sëmundje dhe që ata si kolegj do të mundohen të kenë më shumë aktivitete të tilla.

Loading...

Logopedia është shkenca e cila merret me parandalimin, zbulimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës , të të folurit, zërit, gëlltitjes, leximit dhe shkrimit. /KosovaPress/

Loading...