< Opinione
Kerko

Politika Hashimçe

21/06/2018 07:31
Ardhja ne skenen politike shqiptare e Hashim Thaçit ishte dhe mbeti e diskutueshme!... Dalja e tij ne krye te UÇK-se edhe me e diskutueshme? Si erdhi, nga erdhi, kush e solli, kush e mbeshteti, kush ishte dje mbrapa tij e kush sot?!

 Keto dhe shume pyetje si keto jane me aktuale se kurre sot, kur kete njeri e kane pergatitur-trajnuar dhe do ta nisin ne Bruksel per ta formalizuar "marreveshjen historike me Serbine"!

Ky njeri, aso kohe djale i ri, ne nje dite te bukur ne Zvicer (ne nje banese private!) u be ose e bene tre-kater veta drejtor te drejtorise politike te UÇK-se!? Nje shpikje-komplot kunder organizates, LPK-se, qe e themeloi, organizoi, strukturoi dhe drejtoi Ushtrine Çlirimtare te Kosoves deri atehere!... Me ndihmen e tij dhe te atyre qe e sollen ne krye te UÇK-se (ndihma e LDK-se ishte e padiskutueshme) qarqe dhe vende te caktuara evropiane ia dolen qe Konferenca Nderkombetare per Kosoven te mbaheje ne Evrope (France!) e jo ne SHBA, siç deshironte dhe angazhoheje qeveria amerikane!... Fale tij dhe atyre qe e mbajten ne skenen politike Marreveshja e Rambujes, pavaresisht se nuk u pranua dhe firmos kurre nga Serbia, u interpretua dhe zbatua pike per pike nga Kosova unmikiane ne variantin me te keq! Kjo Marreveshje u be baza dhe struktura e Planit te Ahtisarit!!!

Ky njeri, nen presion dhe shantazh te perhershem u ngjite ne krye te Kosoves si Kryeminister e tash edhe si Kryetar i saj!! Mbeshtetja eshte kryesisht e huaj dhe per qellime te huaja per Kosoven! Fakti qe ky njeri dhe grupi i tij pati gjate gjithe kohes mbeshtetjen e LDK-se eshte teper domethenes dhe teper me interes per analistet dhe studjuesit mendjemprehte dhe te informuar... 

Me kete njeri u zbatua dhe po zbatohet ne te gjitha fazat projekti antishqiptar per Kosoven dhe per çeshtjen shqiptare ne Iliri!... Qe nga enklavat serbe, "Kosova multietnike", korniza kushtetuese, komunat dhe zonat e mbrojtura serbe, privatizimi-rrenimi i ekonomise dhe kontrabandimi i pasurive te Kosoves, fusnota, "zajednica" e komunave serbe, kufiri me Malin e Zi (falja e 8 200 hektareve toke!)!... 

Per te gjitha keto te "arritura" destruktive nuk kerkoheje kurre as mendja dhe as mendimi i tij: kerkoheje vetem miratimi dhe firma ne emer te Kosoves!! S'ka si te behet ndryshe: njeriut qe i rri mbi koke shpata e demokleut (Gjykata Speciale, me heret Gjykata e Hages!) nuk mund t'i kerkosh te perfaqesoje dhe mbroje interesate e vendit e te kombit!... Kjo eshte politika hashimçe e klases politike te Kosoves! As ne fiset afrikane s'e besoj qe do te zgjedheje apo autorizoheje (mandatoheje) dikush qe eshte i shantazhuar dhe nen presion te nje fuqie te huaj me perfaqesu fisin ne bisedime me fisin qe ishte ne lufte! 

Ndersa te ne eshte zgjedhur Kryetar i Republikes njeriu qe eshte kryeprotagonisti i raportit te njefare Dik Martit (Bashkimit Evropian) per "trafikim organesh"! Kush nuk e di qe ky raport dhe "trafikimi me organe njerezish" eshte nje sajese dhe shpikje monstruoze kunder Luftes se drejte çlirimtare te UÇK-se dhe te kombit shqiptar, kunder lirise dhe sovranitetit te Kosoves se pavarur?! Keto akuza monstruoze jane bere per ta mposhtur deri ne fund njeriun qe e kishin sjellur ne skene dhe e fuqizuan deri ne krye te shtetit vetem me nje qellim: ta shtynin projektin e tyre antishqiptar deri ne fund! Edhe per t'u zgjedhur Kryetar i Kosoves u perkrah dhe ndihmua nga "nderkombetaret", nga LDK-ja kolaboracioniste, nga pakica serbe dhe pakicat tjera te shpikura enkas per kete dite(!) dhe nga partia e tij qe tashme ishte nje LDK e dyte... Paten nje ngecje per ratifikimin e kufirit me Malin e Zi dhe per Bashkesine e komunave serbe

Loading...

, por ia gjeten ilaqin... E moren Ramushin dhe AAK-ne e tij nen sqetull dhe u kry puna! Metodate dhe mjetet qe u perdoren per ta "bindur" Ramuahin duket qe ishin afersisht te njejta... Goditen edhe Levizjen Vetevendosje, e cila ishte dyfishuar ne zgjedhjet e fundit, por me "brum" te huaj!... Tashme edhe "zajednica", e rrezuar nga Gjykata kushtetuese e Kosoves, do te krijohet siç ishte negociuar ne Bruksel dhe siç ishte pranuar nga Hashimi dhe ekipi i tij ala Edite Tahiri, Çollaku e soji i tyre! Krijimi i zajednices, siç e ka kerkur Serbia dhe e kane pranuar e nenshkruar Hashimi e Isa Mustafa me LDK-ne (tash edhe Ramushi me AAK-ne, etj.), u paralajmerua sot nga argati i Hashimit dhe i dreqit e i te birit, Enver Hoxhaj, akoma pa shkuar ne Bruksel!! Kuvendi i lodhur dhe pa pike dinjiteti po proteston "ashper" kunder shkuarjes se Hashimit ne bisedime me Vuçiçin e Serbise, por s'po ia ve veshin kush!... 

Ne vend te "pelqimit" te Kuvendit qe e ka zgjedhur, Hashimi mori pelqimin dhe bekimin e peseshes (kuintit), kurse "zedhensi" i tij, Bekim Çollaku(!), tha se "kush pret qe Hashimi nuk do te beje kompromise ne Bruksel do te zhgenjehet"! Ne fakt askush ne Kosove dhe jashte saj nuk pret dhe nuk ka pritur as deri me sot qe Hashimi nuk do te beje kompromise te dhimbshme ne kurriz te Republikes se Kosoves... Do t'i befasonte te gjithe sikur te mos bente kompromise, por kjo s'ka per te ndodhur, sepse shpata e demokleut eshte mbi koken e tij... Ai sonte paralajmeroi (qe te mos befasohemi!...) edhe bisedimet per perkufizimin e kufirit me Serbine... 

Mbi 300 km vije kufitare ne "meshiren" e Hashimit dhe te "koalicionit" te tij me LDK-ne, me pakicen serbe, me AAk-ne, me pakicat e shpikura... Mbase edhe me partine e Kaçushes! Ku i dihet! Veç per nje pune nuk po me "dhimbsen" se e di qe keta nuk jane lodhur dhe nuk do te lodhen fare ne negociata per keto çeshtje... 

S'kane pse e lodhin trurin dhe as pse e bajne ate gajle: çdo gje e kane te servirur ne pjate! Keta vetem duhet te shtiren (aktrojne) sikur po bisedojne! Ajo qe kerkohet prej tyre eshte "PO"-ja dhe firma, qe e kane dhene dhe po e japin pa fijen e turpit per t'i shpetuar SHPATES keta te shantazhuarit, ndersa pjesa e vjeter e kolaboracionisteve te Serbise e kane thene "PO" me kohe dhe e kane shitur shpirtin motiii... Pergjegjesise kombetare dhe historike nuk mund t'i shpetoje Tirana zyrtare, e cila ka "abstenuar" ne çeshtjen e Kosoves se saj duke e lene si çeshtje te Prishtines se shatntazhuar dhe Serbise!!!... I çuditshem ky qendrim-abstenim i Tiranes zyrtare!

Loading...
Të tjera nga Xhevat Bislimi