< Opinione
Kerko

Ngerci i PDK-se dhe Kosova

29/09/2014 08:13
U bene sa muaj qe ne Kosove nuk ke pse e hap televizorin, radion, internetin e gazeten... Lajmi qenderor vazhdon te mbetet "ngerci" politik, institucional, shteteror...!! Ne fakt ne ngerc eshte Partia Demokratike e Kosoves, e cila po bene perpjekje "mbinjerezore" dhe nuk po len gur pa luajtur qe ngercin e saj t'ia imponoje Republikes se Kosoves dhe shoqerise shqiptare...!! Kjo parti, PDK-ja, ka vite qe ka dalur nga shtrati i saj ideologjik, politik, kombetar, shoqeror dhe demokratik...!! Kjo parti, pasi u distancua nga vlerate e saj clirimtare, kombetare e demokratike, nisi te distancohet edhe nga shumica e themelueseve te saj, e drejtueseve dhe e veprimtareve te saj te devotshem...!!

Mohimi i demokracise se brendshme, i vendimmarrjes dhe i organeve te partise bene qe kjo parti te "mbytet" ne mentalitetin dhe ne praktikat antidemokratike...!! Kete mentalitet uzurpues, perfitues, zhvates, antidemokratik..., PDK-ja e barti per shume vite ne institucionet e shtetit...!! "Statuti, rregullat dhe rregulloret ne Parti, thoshte Toni Bleri, na duhen per ta edukuar anetresine tone qe kur te vijme ne pushtet te qeverisim me frymen e ligjit...".

Keto praktika dhe kete mendesi jodemokratike, PDK-ja, pas zgjedhjeve po perpiqet t'ia imponoje gjithe shoqerise ne Republiken tone...!!


Shembulli me tipik dhe me domethenes i ketij mentaliteti dhe i kesaj praktike kunderdemokratike eshte "kembengulja" e PDK-se ("patroneve" te saj...) per te qendruar ne pushtet pa vote dhe ne kundershtim me demokracine parlamentare...!! Eshte e vertete qe koalicioni i PDK-se me kater parti tjera (jo PDK-ja, e cila kesaj radhe nuk ishte subjekt zgjedhor me vete, por koalicion...) kishte dale me i votuari, ndersa partia me e votuar (si parti me vete...) ishte LDK-ja...!


Gjykata Kushtetuese mori nje vendim antikushtetues, duke ia njohur te drejten (pa te drejte...!) koalicionit te PDK-se me partite tjera per grupin me te madh parlamentar dhe rrjedhimisht edhe te drejten per ta propozuar kandiatin per kryetar te Kuvendit te Republikes...!! Kjo e "drejte e garantuar" njeanshem nga Gjykata Kushtetuese ne asnje menyre dhe ne asnje rrethane te nje demokracie parlamentare nuk ia siguron votate (shumicen parlamentare) asnje partie, asnje koalicioni dhe asnje grupi parlamentar per zgjedhjen e kandidatit te propozuar per kryetar... Sistemi politik dhe, sidomos sistemi zgjedhor ne Kosove nuk ia mundeson asnje force politike qe t'i fitoje zgjedhjet... Prandaj, behen koalicionet dhe aleancate e marreveshjet politike (s'ka fare rendesi nese behen para apo pas zgjedhjeve, irelevante...) midis partive te ndryshme per ta siguruar voten e nevojeshme per zgjedhjen e Kryetarit te Kuvendit dhe te Qeverise... Nese Kryetari i Kuvendit dhe Qeveria ose cfaredo pozite tjeter fitohet vetem me zgjedhje-me vote, atehere nuk ka gjykate as institucion apo instance tjeter qe mund ta zgjedhe Kryetarin dhe Qeverine, pervec votes se deputeteve, te cilet jane zgjedhur nga sovrani per t'i ndertuar institucionet e shtetit... Madje, edhe Kryetari i Republikes zgjedhet vetem me voten e deputeteve... Se si merren vesh partite, se si i bejne pazaret, si i ndajne postet, se cfare marreveshje bejne ata, per inat apo per qejf..., te natyreshme apo te panatyreshme, eshte pune dhe e drejte vetem e tyre... Keto koalicione dhe marreveshje do te vleresohen (do te shperblehen apo do te denohen...) vetem me voten e qytetareve ne kohen e zgjedhjeve...


PDK-ja, sic e dime te gjithe, nuk ia doli te krijoje koalicione qe ia sigurojne votate e nevojeshme per ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe Qeverine... Asnje parti politike shqiptare nuk pranoi te hynte ne koalicion me te... Pse? Kete pergjigjie PDK-ja dhe ata qe e kane uzurpuar-privatizuar dhe degjeneruar kete parti do te duhej te jepnin pergjigjie para strukturave dhe organeve te PDK-se, por edhe para zgjedhesve te tyre, qe ka kohe qe ndjehen te "tradhtuar" nga "shefat" e PDK-se... Deklaratate e zyrtareve te larte te PDK-se ose te disa zyrtareve te kesaj partie, qe deklarojne ate qe duan "shefat", jane shqetesuese per demokracine e kesaj Republike... Cdo dite e cdo ore deklarojne se PDK-ja nuk terhiqet nga pushteti, se PDK-ja nuk do te terhiqet kurre nga ky apo ai post, se vetem PDK-ja e ka te drejten per ta kryesuar Kuvendin dhe per ta bere Qeverine, e deklarata te ngjashme sa absurde po aq antidemokratike...! Kjo eshte nje dhune e paster verbale ndaj Republikes dhe qytetareve te saj...! 

Loading...


Puci ndaj Kuvendit dhe uzurpimi i tij nga nje deputete e PDK-se, e cila te vetmen "merite" e ka se eshte me e moshuara, eshte nje alarm per institucionet e vendit, per partite politike dhe per qytetaret...! Ka me shume se tre muaj qe deputetja PLAKE, e "komanduar" nga "shefat" e saj, po e terrorizon Republiken, demokracine parlamentare dhe qytetaret qe votuan per deputetet e Kuvendit te Republikes...!! 


Nuk ka edhe nje rast te ngjashem ne boten demokratike... Nje parti qe nuk i ka votate (dhe nuk i mungojne pak...) te kembengul per poziten e Kryetarit te Kuvendit dhe ta mbaje peng Kuvendin dhe formimin e Qeverise vetem e vetem pse i ka qelluar nje deputete me e moshuar se tjeret...?!! Ne vendet normale (qe nuk jane suigeneris...) partia ose koalicioni qe nuk i ka votate e nevojeshme dhe qe nuk ka bere paraprakisht marreveshje ose koalicion per ato vota as nuk do ta provonte te propozonte kandidat per Kryetar ose per Kryeminister...!! Eshte dicka jo normale...!! Po te jete se partia ose koalicioni qe ka dale me me shume vota mund ta kete Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin (Qeverine), atehere s'do te kishte nevoje per voten e deputeteve dhe as per koalicione...!! Nese e ka kete te drejte, qe s'e ka kush ne boten demokratike..., atehere PDK-ja le ta bene Kryetarin e Kuvendit, pa votate e domosdoshme, dhe le ta zgjedhe Qeverine...!! Cfare po pret?! Keshtu mund te behet vetem me nje puc "ushtarak" ose me nje revolucion...! Mirepo, kete "takat" nuk e kane, por po manipulojne me interpretimin e Gjykates Kushtetuese dhe, posacerisht, me "fatin" e madh se kryesuese e mbledhjes themeluese u ka qelluar te jete Flora Brovina (me e moshuara)...!! E kush tjeter do ta bente kete manipulim, kete shantazhim dhe kete uzurpim te institucioneve?! Krejt kjo me "shpresen" se do te blihet ndonje deputet (e denueshme dhe e turpshme...), se mos po afrohet LDK-ja me ta, ose, edhe me shume, duke pritur nderhyrjen e pranise nderkombetare dhe hipokrizine e sa "neutrale"...!! Koalicioni i shumices (per fat jane shumice shqiptare e jo si heren e kaluar, kur shumica shqiptare ishte ne opozite, ndersa PDK-ja qeveriste me pakicat, qe kishin edhe nga dhjete vende te rezervuara dhe me Pacollin...!) duhet ta zgjedhe Kryetarin e Kuvendit nga radhet e veta dhe me voten e deputeteve... Vazhdimi i kesaj gjendje kaotike dhe me nuanca te theksuara anarkiste, me se paku i duhet Kosoves sone ne kete kohe me plote rreziqe e konflikte ne bote... PDK-ja, me sakte, padronet e saj, nuk e kane te lehte te heqin dore edhe per arsye se duhet te ballafaqohen me strukturat dhe zgjedhesit e tyre te pakenaqur me politikate dhe qeverisjen e tyre skandaloze dhe perplote me afera... Megjithate, eshte interes i PDK-se qe te shkoje ne opozite, sic e ka percaktuar perqindja e votave dhe vota e deputeteve e te merret me veteveten... Te shikoje mire ku po i pikon catia...

Pse po i pikon dhe kush i ka thyer tjegullat e catise qe po pikon? Te rikthehet ne shtratin dhe ne vlerate e saj... Te ristrukturohet dhe te lirohet nga ata qe po ia bejne gropen kesaj partie dhe idealeve te saj... Vetem keshtu do te mundej dhe duhet te pergatitet per zgjedhjet e ardhshme... Mendimet dhe propozimet e disa "politikaneve" dhe "opinionisteve" per te gjetur nje kompromis, per te bere marreveshje, per ta nxjerr vendin nga ngerci, etj., jane vertet mendime koti, mendime dhe propozime e ide te pa menduara...!! Nuk jemi sistem monist, por sistem pluralist, me pozite dhe opozite... Per cka duhet te behet "kompromis"? Per ta bere nje Qeveri gjitheperfshirese?!! Ky do te ishte nje "kompromis" absurd dhe jodemokratik, qe nuk do t'i sherbente konsolidimit te metejme te institucioneve tona dhe te demokracise ne Republiken e Kosoves... 

Perpjekjet e PDK-se ("shefave" te saj...) per puc dhe per uzurpim te institucioneve jane kunderkushtetuese dhe kunder interesave te vendit... Kosova ka nevoje per nje opozite te fuqishme dhe konstruktive... Le ta provoje PDK-ja te jete e tille dhe le ta bind (me prova...) qytetarin tone se nuk eshte PDK-ja ajo qe ka kapur shtetin, se nuk eshte PDK-ja ajo qe nuk respekton voten e deputeteve, se nuk eshte PDK-ja ajo qe mbane peng institucionet e Republikes, se nuk eshte PDK-ja ajo delja e zeze me te cilen nuk deshiron te beje koalicion asnje parti serioze shqiptare, se nuk eshte PDK-ja ajo qe bene koalicione te panatyreshme si me Pacollin (me heret me LDK-ne...), me "mjekerr" e "shami", se nuk eshte PDK-ja ajo qe nuk respekton statutin dhe organet e partise, se nuk eshte PDK-ja ajo qe ka mbajtur peng edhe ndryshimin dhe permiresimin e sistemit zgjedhor (te nje sistemi qe nuk e gjene as ne Afrike... nje qytetar pese vota...!!), se nuk eshte PDK-ja ajo qe ushqen korrupcionin dhe krimin e organizuar, kontrabanden dhe trafikimin e prones dhe te pasurise se ketij vendi, etj. Vetem keshtu mund te shpreson kjo parti te rikthehet nje dite ne pushtet dhe te jete e pranueshme per partite tjera...

Loading...
Të tjera nga Xhevat Bislimi