< Opinione
Kerko

Mjer i ligu e lum i forti

14/01/2019 07:52
Poziten e veshtire te me te dobtit populli yne e ka shprehur me kete fjale te urte: "mjer i ligu", ashtu sikur e ka shprehur edhe poziten e mire te me te fortit: "lum i forti"! I ligu, i dobeti ishte populli shqiptar, ishte Shqiperia me rreth 100 000 km katrore toke, e cila u copetua ne gjashte shtete!

Perpjekjet per ta permiresuar kete pozite te Shqiperise dhe te kombit shqiptar nuk rreshten per asnje çast. Bijte dhe bijat me te mira te kombit u perpoqen, luftuan e rane per çlirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise dhe bashkimin e tyre ne nje shtet te vetem e me nje Flamur. 

Por, armiqte e kombit tone, pushtuesit e tokave te Shqiperise ishin te fuqishem dhe me mbeshtetje nga Fuqite e Medha. Organizimi me serioz politik ne shek. XX ishte Levizja Popullore e Kosoves, e cila mori persiper, themeloi, organizoi e drejtoi Luften e Armatosur per çlirimin e Kosoves me viset e saj! Forcat e armatosura, te krijuara prej saj me shume mund e sakrifice, u pagezuan me emrin meritor dhe kuptimplote: Ushtria Çlirimtare e Kosoves. Ishte nje Lufte teresisht autentike, e paster si loti dhe qind per qind shqiptare. UÇK-ja fitoi perkrahjen e mbare kombit shqiptar. 

Shtrati, pergatitja, armatosja dhe mbeshtetja e MADHE e saj ishte shteti ame, Republika e Shqiperise. Prandaj, shqiptaret kudo qe jane, jane falur dhe i falen SHTETIT TE TYRE AMË... Me luften e UÇK-se, e cila me vone fitoi edhe mbeshtetjen e Amerikes dhe te NATO-s, u çlirua Kosova me kufijte e imponuar (10887 km katrore). Lufta e UÇK-se u be pa marre "leje" nga Fuqite e Medha... 

Ajo e tejkaloi projektin e ketyre Fuqive per nje Kosove me autonomi te zgjeruar a substanciale! Ato, Fuqite e Medha, meqe nuk ia dolen ta mbanin Kosoven brenda kufijve te Serbise, u angazhuan qe Kosova shqiptare te mos i bashkoheje shtetit te saj AMË!!! Per ta "garantuar" qe Kosova shqiptare nuk do t'i bashkohet shteti te saj, ato u angazhuan dhe po angazhohen per zgjidhje te tilla, ala Bosnje, te cialte do ta mbanin peng te drejten e popullit shqiptar ne Kosove per t'u bashkuar me shtetin e tij!!!

Fillimisht, menjehere pa luftes, nisi "gjuetia" e luftetareve te lirise! Qindra luftetare e eprore te UÇK-se u persekutuan, u ndaluan, u akuzuan, u burgosen dhe u denuan nga (anti)drejtesia e UNMIK-EULEX-it, ne bashkepunim te ngushte me Beogradin!!! Disa nga luftetaret dhe eproret e UÇK-se u arrestuan dhe u mbajten per shume vite ne burgjet e Hages nga Gjykata e Hages!... Te gjithe u shpallen te pafajshem... Mirepo, Serbia dhe aleatet e saj, sidomos Rusia, por edhe disa vende te BE-se, nuk mund te pajtoheshin qe te mos denoheje e drejta e popullit shqiptar per Lufte Çlirimtare, e drejta e Shqiperise dhe e shqiptareve per te jetuar te lire e te pavarur ne nje shtet... Keto Fuqi kembengulnin edhe te hakmerreshin per luften qe kishin bere shqiptaret me UÇK-ne e tyre per çlirimin e Kosoves shqiptare pa "lejen" e tyre!... Kjo ishte e pafalshme: nje popull i vogel t'ua prishte "matematikat" e tyre pa pyetur per ta?! Jo vetem kaq! 

Ky popull i vogel, i copetuar e neperkembur po mëtonte t'i çlironte edhe krahinat tjera te pushtuara nga shovinistet fqinj! A nuk ishin keto arsye te mjaftueshme qe ato, Fuqite e Medha, te "projektonin" nje "drejtesi" e Gjykate te panjohur me pare(!): Gjykaten Speciale per denimin e "krimeve" qe paska kryer UÇK-ja-shqiptaret!? Me shpikjen e kesaj "drejtesie" nderkombetare po arrihen dy qellime substanciale: denohet dhe "damkoset" Lufta e drejte çlirimtare dhe e drejta e nje populli te pushtuar per lufte çlirimtare, nga njera ane, dhe rehabilitohen krimet monstruoze, gjenocidi dhe holokausti serb ne Kosove e ne viset e saj, ne anen tjeter!!!

Loading...

Kot qirren disa te pakenaqur me patriotizmin e tyre kunder disa "shefave" politike e kunder disa komandanteve per punen e Gjykates Speciale! Kot qirren edhe kunder Dik Martit, i cili ka kryer punen (raportin) qe i ishte kerkuar nga Komisioni Evropian, sipas kerkeses se Rusise (per hesap te Serbise)! Pra, projekti ishte i Fuqive te Medha! A mund te zbatoheje ne kete "format" pa shqiptaret (pa klasen e vjeter dhe kete te rene politike): Jo! Por, a e donin shqiptaret (klasa politike) Gjykaten Speciale? 

Ketu ndahen pak: keta qe jane prekur e mund te preken nga kjo Gjykate, sigurisht qe nuk e donin, kurse keta qe nuk jane prekur ne asnje kohe (nuk u ka munguar kurre qimja e flokut!) te lene pershtypjen se e kane dashur, madje e kane "kerkuar"!... Po, si u be qe u votua Gjykata Speciale edhe nga pjesa qe mund te beheshin "objekt" i saj? Ketu na ndihmon perseri kjo fjala e urte: "mjere i ligu"! Te fortit (lum i forti!), Fuqite e Medha, i kishin dhe i kane te gjithe instrumentate dhe mjetet e nevojshme per ta perkulur e mposhtur nje politikan axhami te nje populli te vogel! Po t'i tregonin qellimin e fundit dhe fundin e tij sigurisht qe do ta kishin veshtire per ta perulur ose thyer nje politikan qofte edhe i ri e pa pervoje...

Por, ata e nisin me mbeshtetjen e pakursyer qe i japin, e bejne aq te "madh" sa t'i duket vetja i paprekshem dhe i pazevendesueshem! Me gjithe fjalet dhe sjelljen e tyre, ata lene te kuptohet se ky, politikani i ri i Kosoves, eshte i vetmi partner i tyre! Pa te ata s'do te ishin fare ne Kosove! Pa te veshtire se do te lindete dielli ne Kosove! Pastaj e joshin me pasuri e me lloj-lloj privilegjesh, duke e lene me duar e kembe te lira per ta sunduar e zhgarravitur kete vendin tone te vogel e te varfer! Vetem kur vjen faza kritike per zbatimin e projektit, si ky per denimin e Luftes se kombit shqiptar, politikani ose politikanet e Kosoves, keta te "paprekshmit", e kuptojne se kane rene ne kurth dhe nuk kane nga t'ia mbajne! Jane te shtrenguar, me hater a me zor, ta permbushin kerkesen e Fuqive te Medha, ta krijojne edhe Gjykaten Speciale me voten e tyre te "lire"! Vetem atehere e kuptojne sa naive kane qene ne iluzionet dhe "madheshtin" e tyre! Habiten me presionin dhe shantazhin qe u bejne "miqte" e tyre: jane apo s'jane keta qe na mbeshtesnin pa rezerve?! Edhe kur perpiqen te ndryshojne qendrim e kuptojne se jane te vonuar: bishti i zene dhemb shume! 

Kjo nuk i shfajson aspak dhe nuk i shpeton kurre nga pergjegjesia! Mendjelehtesia, grykesia, dalldia, lakmia dhe naiviteti i tyre i ka kushtuar shume Kosoves dhe çeshtjes shqiptare... Nje degradim te ketille te Luftes Çlirimtare dhe te lirise e te sovranitetit te Republikes se Kosoves populli shqiptar nuk ua kishte borgj!... 

Hipokrizia e tyre shperfaqet ne tere permasen e saj kur i degjon deklaratate e tyre patriotike, pasi e kane katranosur Luften e UÇK-se dhe Kosoven deri ne Gjykaten Speciale,: "Pergjigjia ndaj ftesave te Speciales tregon se pjesetaret e UÇK-se ndihen krenare me te kaluaren e tyre", deklaron njeri! "Ka veç nje te vertete per luften e UÇK-se, kjo e vertete do te mbrohet edhe nga Samiu e Remi", deklaron tjetri! "Pamje ekzkluzive, nisja burrerore e çlirimtareve per ne Hage, shkruan nje tjeter! "UÇK-ja do te dale faqebardhe", shkruajne e thone "patriotet" e pushtetshem! Ka vite qe nje shok yni thote: "Çka na gjete bre n... e n..."?! 

Loading...
Të tjera nga Xhevat Bislimi