< Opinione
Kerko

"Kombi" i Jugokosovareve te sojit Halil Matoshi

20/05/2016 14:32
Po degjoj, sepse nuk po dua t'ua shikoj surratin, nje debat te sponzorizuar nga qarqe antishqiptare. Nje grup jugokosovaresh (me nje a dy perjashtime!), nen "drejtimin" e Bugajskit, po bejne fushate dhe propagande te tipit jugoserb per "kombin" e ri "kosovar" te llojit te" kombeve" ("jugosllav", "mysliman"...) qe pati krijuar shoku i tyre i dashur, idhulli i tyre, Josip Broz Tito! Sipas Halil Matoshit dhe grupit te tij jugokosovar shqiptaret e Kosoves nuk psakan identitet te qendruar, por kane nje subidentitet qe po shnderrohet ne nje "komb te ri kosova", sepse, sipas ketij hajvanati-antishqiptari, shteti i Kosoves eshte i "perjetshem"!

Me Shqiperi keta sojsuze kuptojne vetem Republiken e Shqiperise dhe jo gjithe gjeografine shqiptare!! Prandaj, tri te katertate e Shqiperise dhe shqiptareve qe mbeten jashte kufijve (pa deshiren e tyre...) nuk jane Shqiperie, por "kosove-kosovar", "maqedoni-maqedone", "serbi-serbe", "mal i zi-malazeze", "greqi-greker" dhe "turqi-turq"!! A mund te propagandoj goja e dikujt dicka me antishqiptare?!! Kjo fare jugokosovare e shartuar nga jugoserbia po ia kalon propagandes fashiste greke e serbe!! Pavaresia e Shqiperise ishte shpallur per kater vilajetet-krahinate e Shqiperise dhe kjo pavaresi dhe ky shtet shqiptar ne kater vilajetet do te behet... "Kombin kosovar" dhe zhdukjen e qenies-identitetit shqiptar ne tri te katertate e Shqiperise jo Halili dhe jugokosovaret tjere, por as sterniperit e tij nuk do ta perjetojne... S'e bene toka shqiptare faren jugokosovare!

ANTISHQIPTARIZMI-JUGOKOSOVARIZMI I HALIL MATOSHIT DHE MERCENARIZMI I TIJ

Me paska "share" jugokosovari-mercenari Halil Matoshi! Besoni miq dhe lexuese te nderuar qe u ndjeva mire! Vaj halli per mua dhe per cilindo shqiptar qe do ta lavderonte Halil Matoshi dhe "klasa" e ti ultrajugokosovare... Nuk do ta krahasoja me asnje kafshe kete antishqiptar, sepse do t'i ofendoja kafshet e mira qe mbajne dhe ushqejne jeten tone dhe qe secila prej tyre eshte me e dobishme per njeriun dheper kombin shqiptar se Halil Matoshi dhe "klasa" e tij "par exelence" jugokosovare...

Koncepti, teorite dhe "ajetet" e tij te kopjuara neper libra te autoreve te ndryshem dhe te interpretuara ne funksion te jugokosovarizimit te Kosoves shqiptare nuk do t'i pertypnin as derrat e jo me bashkekombesit tane shqiptare... Nuk te ndihmon as "ambalazhimi" dhe fshehja pas Bugajskit dhe cilitdo te huaj per ta shitur jugokosovarizmin tende dhe te "klases" tende.

Miqte tane te huaj na kane perkrahur dhe po na perkrahin si shqiptare e jo per jugokosovare. Po ta donin jugokosovarizimin e Kosoves do ta ruanin Jugoserbine dhe "klasen" tuaj. Vetem Serbia ka dashur dhe do ta ta donte nje Kosove te deshqiptarizuar. Por kot e ka Serbia, kot e kane edhe jugokosovaret e sojit te Halil Matoshit. Kosova ishte, eshte e do te jete shqiptare. Por, ti Halil mundesh me "fol" (s'po te them sic e meriton...) se per ate paguhesh. Mercenaret kete pune kane... Ku di ti c'eshte shteti, c'eshte kombi, c'eshte kultura, demokracia, qyteterimi evropian? Ik ore se u bere hora e dheut me ato kopallat e pallavrat e tua si ato gramafonet e prishur!

Loading...

ATA QE GUXOJNE TE FYEJNE E TE OFENDOJNE NDJENJAT KOMBETARE TE SHQIPTAREVE TE MOS PRESIN DUARTROKITJE NGA NE

Kishin "shperthyer" mediet-portalet sot me tituj "bombastik": "Bislimi ofendon rende Matoshin"!! Njera nga keto medie kishte "paralajmeruar" lexuesit e saj se fjala eshte per nje shqiptar qe "adhuron diktatorin Enver Hoxha"!! Sa marre per nje medie, po te ishte medie!! I takoj atyre shqiptareve (shumices absolute) qe nuk e adhuruan kurre diktaturen dhe diktatorin e gjakatarin, Josip broz Tito. Ketu edhe thyhen shtizat me pakicen absolute qe adhuronte diktatorin dhe gjakatarin, Tito, i cili ishte xhelat i popullit shqiptar te pushtuar nga Jugoserbia dhe te ricopetuar midis republikave sllave: Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi, qe ishin krijuar kryesisht ne token e Shqiperise... Prandaj, them qe jam me fat qe e kam urryer Titon dhe regjimin e tij terrorizues e gjakatar per shqiptaret...

Nuk po kerkoj te medoj dikush si une, por po kerkoj qe secili gazetar a gazetaruc dhe secila medie a portal pornografik ta perdor mendjen dhe te mendoj: Kush kend po e ofendon dhe fyen ne kete vend gjithe diten e gjithe naten? Halil Matoshi dhe matoshet tjere po e fyejne, dhunojne dhe terrorizojne mendjen, ndjenjen dhe shpirtin e shqiptarit dhe te popullit shqiptar ne Republiken Shqiptare te Kosoves dhe shqiptaret kudo qe jane ne bote... E drejta dhe liria e perkatesise kombetare, gjuhesore, kulturore... eshte e drejte tashme themelore-univesale dhe e garantuar me te gjitha dokumentet nderkombetare... Kete te drejte populli shqiptar ne Kosoven e pushtuar dhe ne cdo krahine tjeter e ka mbrojtur nder shekuj duke paguar me cmimin e jetes, te vuajtjes e te gjakut... Kush na qenka ky fare Halili dhe halilet si ai qe guxojne te fyejne, te ofendojne dhe te dhunojne e terrorizojne diten e naten (me shkrime e me debate!) identitetin kombetar shqiptar, qenien shqiptare?!! Ne emer te kujt? Ne emer te drejtes hyjnore? Jo! Ne emer te drejtes natyrore? Jo! Ne emer te drejtes zakonore? Jo! Ne emer te drejtes evropiane (Bashkimit Evropian)? Jo! Ka vetem nje te "drejte": E drejta fashiste serbe, greke... qe mohon qenien shqiptare dhe identitetin kombetar shqiptar! Keta shqiptaret i duan te transmormuar ne "kosovare"!! Ka te tjere qe na duan "myslimane"!! Ka te tjere qe na duan turq(!!), "greker", "boshnjake"!!... Avazh ore! Ku ju shpie mushka keshtu?!! Ne cka po ju ngjajne shqiptaret qe mbijetuan mijera vjet dhe erdhen deri ne ditet e sotme?!

Ky vend ka nevoje te debatohet, te shkruhet e te veprohet qe Republika e Kosoves dhe populli i saj shqiptar (i gjithe kombi shqiptar...) te zhvillohet e fuqizohet ekonomikisht, te integrohet-bashkohet, te emancipohet e qyteterohet edhe me shume dhe te ec perkrah popujve me te zhvilluar evropian, por jo te mbahet ne vorbullen e teorive dhe koncepteve antishqiptare te zvetenimit, coroditjes, dezintegrimit, varferise, primitivizmit dhe ne fund t'i thuhet se ne nuk mund te ecim si shqiptare, prandaj hajdeni ta bejme nje komb te ri thua se kombet krijohen me te shtypur te nje pulle apo me t'i paguar nje grup mercenaresh si matoshet e kodoshet qe llomotisin gjithe diten e gjithe naten, duke manipuluar me ca koncepte, ide e citate te shkeputura nga konteksti... Prandaj, keta antishqiptar mund te presin duartrokitje dhe para vetem nga fqinjet shoviniste dhe miqte e tyre qe do te na donin shume sikur te mos ishim shqiptare...

Loading...
Të tjera nga Xhevat Bislimi