< Opinione
Kerko

Kah po e çojme Kosoven shqiptare

02/09/2014 23:26
Jane ringjallur ca horra e ca morra qe po perpiqen dhe po investojne qe Kosoves se sotme dhe popullit te saj t'ia mohojne dhe ndryshojne identitetin shqiptar! Ca thone jemi "kosovare" (keta jane pjelle e atyre qe dikur deklaroheshin "jugosllave...),

ca te tjere thone se jemi "myslimane" (keta jane pjelle e atyre qe deklaroheshin dhe ulurinin se ishin "turq"...), ka te tjere qe thone se jane "katolike" (pjelle e atyre qe dikur deklaroheshin "latine"...), ndersa ata qe dikur deklaroheshin "ortodokse" ka kohe qe tashme jane "serbizuar"!! (nuk jane pak...). Jo, thone, ca "teoriciene", ca gazetaruce e ca "politikane" te tredhur: Kosova eshte "multietnike" dhe, edhe sipas yjeve ne "flamurin" e saj Ahtisarian, keto etni jane te barabarta! Per ta s'ka hic rendesi se shqiptaret perbejne mbi 90% te popullit te Kosoves edhe sot e kesaj dite! Edhe me paradoksal eshte fakti se pakica kombetare serbe (rreth 5%...) shpeshhere gezon te drejta, liri dhe privilegje me te medha se shumica shqiptare! Njesoj edhe kisha e tyre ortodokse, e cila ka "atribute" qe nuk i ka askund tjeter! Kjo pakice ka te drejte dhe liri edhe t'i mbylle urat (t'i beje parqe...!!), rruget dhe t'i ndaj qytetet, komunat, monumentet dhe token e Kosoves...!! Krejt kjo, kuptohet, nene ombrellen e UNMIK-EULEX-it e te KFOR-it dhe me bekimin e institucioneve dhe te klases politike te Kosoves...!!

Edhe kjo "fryma-era" islame-vehabiste pak e nga pak, nen ombrellen e institucioneve vendore dhe "nderkombetare" dhe, here-here, edhe ne bashkepunim e partneritet me to, u organizua dhe u strukturua si eshte me se miri! Madje, duke i falenderuar Hashimit dhe grupit te tij, kjo organizate antishqiptare fillimisht "pushtoi" (e bleu...) edhe Bashkesine islame shqiptare dhe nje numer te mire te xhamive tona shqiptare, pastaj siguroi (permes grupit te Hashimit...) edhe perfaqesim ne Kuvendin e Kosoves me nje mjekerr dhe me nje shami!! Kjo ishte shkelja dhe shperfillja me e madhe e Kushtetutes se Kosoves si dhe e vlerave dhe e parimeve themeltare republikane...!! Eshte kjo "fryme-ere" qe u organizua dhe beri te gjitha pergatitjet, e papenguar fare, edhe per lufte te armatosur, duke i derguar "luftetaret" e saj (djemte e nenave shqiptare...!) si mish per top ne Siri, Irak e gjetiu! Ndersa "qeveria" e Hashimit ne menyre spektakolare arreston kryesisht ca viktima te kesaj organizate dhe te kesaj "fryme-ere" antishqiptare dhe primitive... Kreret e saj te instaluar ne Bashkesine Islame Shqiptare te Kosoves po lajne duart e tyre me nga nje deklarate shterpe dhe po vazhdojne te papenguar punen e tyre...!!
Krah dhe mbrojtje e tyre shpeshhere jane bere institucionet qendrore dhe lokale. Shembulli me i mire i ketij bashkepunimi ne nivel lokal eshte edhe Llapushniku dhe shkolla e ketij fshati. Drejtori i kesaj shkolle ka lene mjekerr per te perhapur "frymen-eren" vehabiste dhe ka ndare nje klase te posacme ku, nxenesite e ndikuar edhe prej tij, falen e luten!! Raste te ketilla, ndoshta jo kaq ekstreme, ka ne cdo komune e vendbanim te Kosoves. Vajza te mbuluara si arabe apo turke (nuk mbajne mbulese ose shami shqiptare...) ka te lejuara ne shume shkolla te Republikes. Mesuese, arsimtare dhe drejtore shkollash, qe lene oren e mesimit dhe nxenesit e shkojne te luten ne xhami, ka pothuaj se kudo (nga nje, dy, tre...).
Cfare bene Ministria e Arsimit? Cfare bejne e ndermarrin drejtorite komunale te arsimit per te siguruar nje edukim laik, fetar (njohurite e nevojshme per religjionet...), kombetar e universal te ekuilibruar te femijeve tane? Apo bashkepunojne me keto rryma qe vec me Zot e me atdhe nuk kane asgje te perbashket...!!Duke "falenderuar" kete fryme dhe fushate islamizuese (te ndihmuar nga pushtuesit turq dhe sllave...) sot, krahina te tera shqiptare ndjehen dhe deklarohen "myslimane", por ama flasin e shkruajne gjuhet sllave... (Tregu i Ri, Plava...)!!
Eshte fat qe ka edhe klerike-imame shqiptare dhe atdhetare qe po i kundervihen kesaj "fryme-ere" vehabiste qe ne thelb eshte kundershqiptare si cdo sekt, ideologji apo fryme tjeter antishqiptare... Ne komunen tone eshte nje imam (sigurisht qe ka edhe te tjere...) qe vazhdimisht u terheq verejtjen mesueseve qe shkojne ne xhami, duke u thene se detyre mbi detyrat per ju eshte qe t'i mespni dhe edukoni femijet tane e jo te vini ne xhami...! Mundohet t'i bind edhe femijet qe te shkojne ne shkolle e jo te vijne ne xhami, sepse nje njeri i paditur nuk i duhet as Zotit. Mirepo, femijet ndikohen dhe frymezohen nga mesuesit dhe drejtoret e tyre qe te shkojne ne xhami e te braktisin shkollen! Mesuese dhe drejtore te tille, edhe sipas fese, e kane "haram" rrogen qe marrin, me te cilen mbajne familjet me buke! Por, edhe shteti (po ta kishim si duhet...) nuk do te duhej t'u jepte rroge te tilleve. Ose, t'i nxirrte ne "pension" me nje gjysme rroge, por jo t'i ;lejonte te merrnin ne qafe te ardhmen e vendit dhe te ketij populli. Nuk ishte i rastsishem edhe instalimi i organizuar i altoparlanteve ne minaret e xhamive, permes te cileve injorantet dhe analfabetet e nje katundi, qyteti e lagjeje ua kujtojne pese here ne dite femijeve dhe qytetareve tane vdekjen dhe boten e pertejme... Te njejten gje kujtojne edhe kembanat e kishave! Kjo ne nje kohe kur femijet dhe qytetaret tane duhet te kujtohen, te mendojne, te mesojne, studiojne, te perpiqen dhe te punojne gjithe diten (pse jo edhe ne oret e nates...) per te jetuar dhe per te ecur perkrah popujve te zhvilluar, te perparuar e te qyteteruar me ballin larte si shqiptare dhe vetem si shqiptare...

Loading...

Loading...
Të tjera nga Xhevat Bislimi