< Opinione
Kerko

Forcat kombëtare të përçara përballë kërcënimit

20/03/2015 08:16
Liria e Kosovës dhe e krahinave tjera të pushtuara të Shqipërisë ishte ëndërra, porosia, mundi dhe gjaku i çdo brezi pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë e që rezultoi me një shtet shqiptar vetëm në një të katërtën e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar! Vetëm pas gati një shekulli përpjekjesh, betejash e flijimesh shqiptarët ia dolën ta çlirojnë edhe një krahinë të rëndësishme të Shqipërisë, Kosovën. Krijimi i UÇK-së nga Lëvizja Popullore e Kosovës ishte rezultat i përpjekjeve gati një shekullore të pjesës së pushtuar të Shqipërisë dhe i shtetit shqiptar. Lufta e drejtë Kundërpushtueseçlirimtare e UÇK-së fitoi përkrahjen jo vetëm të mbarë kombit dhe të mbarë mërgatës-diaporës shqiptare, por edhe përkrahjen e botës demokratike dhe, sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hyrja në luftë e forcës më të madhe ushtarake, NATO-s, përshpejtoi dëbimin e Serbisë pushtuese nga Kosova dhe përfundimin e veprimeve luftarake. Kjo ishte një fitore e madhe e popullit shqiptar dhe e botës demokratike kundër një Serbie neofashiste, e cila ishte përgjegjëse dhe shkaktare e të gjitha luftrave dhe konflikteve në Iliri-Ballkan.

Mirëpo, shqiptarët nuk u dëshmuan në shkallën e detyrës që kërkonte pas lufta, në ndërtimin e plotë të lirisë dhe të pavarësisë së tyre (të Kosovës) nga Serbia! Forca atdhetare që fitoi përkrahjen e kombit dhe të botës ndërkobëtare në luftën për çlirimin e Kosovës e rrëmbyer nga kjo luftë dhe fitore e lavdishme “harroi” se fitorja e paqesë ishte edhe më e vështirë… Drejtuesit kryesor të kësaj përpjekjeje dhe lufte të lavdishme u përfshin nga ethet e palavdishme për pasuri, pushtet dhe lavdi…!! Këto ethe hapën garën (vet)shkatërruese midis “pretendentëve” që pretendonin të vendosnin kontrollin e tyre politik, ekonomik dhe sundues (qeverisës) në Kosovën e çliruar…!! Këto pretendime dhe kjo garë e krisur midis njerëve që kishin fituar besimin e përfaqësimit dhe të drejtimit polli (lindi) edhe çarjet dhe përçarjet e para, të cilat u thelluan edhe me krijimin e partive të vecanta politike…!! Kërcënimet që vazhdonin t’i vinin Kosovës nga Serbia dhe miqtë e saj u nënçmuan…!! Shteti i Serbisë ishte mobilizuar si asnjëherë më parë për ta “zbutur” humbjen e madhe që kishte pësuar në Kosovë. Nuk la mjet, formë apo burim pa mobilizuar dhe pa shfrytëzuar për t’u rikthyer në një mënyrë a në një tjetër në Kosovë dhe për të siguruar praninë dhe interesat e saj… Fushata politike, diplomatike, mediatike, fetare (përmes kishës së saj), propagandistike, botuese… e Serbisë vazhdoi me këmbëngulje dhe zell të shtuar edhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Serbia neofashiste, e veshur me kostume të moderuara dhe demokratike, shfrytëzoi me mjeshtri dhe shkathtësi të veçantë kishën dhe pakicën serbe në Kosovë kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk mohohet. Kisha, trashëgimia kulturore dhe pakica serbe ishin tri “karta” me të cilat Beogradi e fitonte lehtë ”simpatinë”, mirëkuptimin dhe mbështetjen e botës. Kjo s’ka dyshim. Por, rruga e rikthimit të pranisë dhe të interesave të Serebisë në Kosovë u lehtësua dhe u bë e mundur posaçërisht nga përçarja e klasës politike shqiptare (sidomos nga përçarja e atyre që mbajtën barrën e luftës…!!), nga dobësitë e saj të mëdha, nga një anarki dhe çoroditje idesh, konceptesh, planesh, strategjish dhe projektesh të kësaj klase politike të përçarë dhe të përfshirë nga grindjet për interesa dhe çështje të vogla, të ulta dhe shpeshherë banale!! Në këto kushte dhe rrethana, Serbia vlerësoi se duhej rritur trysnia, shantazhi dhe angazhimi në të gjitha drejtimet për ta dobësuar dhe ç’orientuar edhe më tej klasën politike dhe Republikën e Kosovës, e cila, përvec ndikimit të Serbisë duhej të përballej edhe me politikat e UNMIK-EULEX-it dhe të asaj pjese të botës që ishte deklaruar dhe angazhohejë kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pas fusnotës, Serbia, e përkrahur nga miqtë e saj dhe e favorizuar nga një klasë politike e hutuar, e kapur, e përçarë, e shantazhuar dhe e frikësuar, ia imponoi Republikës së Kosovë edhe bisedimet e Brukselit!! Me këto bisedime praktikisht u hap Pakoja e Ahtisarit…!! Marrëveshjet e Brukselit ishin një goditje e fortë për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës…!! Megjithatë, mosmarrëveshjet, përçarjet, çoroditja dhe anarkia vazhduan të thellohen në radhët e politikanëve, partive dhe institucioneve në Prishtinë…!!

Bisedimeve të Brukselit u kishte hapur rrugë bukur shumë edhe raporri i Dik Martit, i cili ishte shkruar dhe ndërtuar duke u bazuar kryekëput në dokumente, materiale dhe të dhëna të pa vërteta serbe…!! Me këtë raport në qafë politikanët dhe zyrtarët e lartë të qeverisë së Kosovës i zhvilluan bisedimet dhe i pranuan marrëveshjet tepër të dëmshme për Republikën e Kosovës!! Aq shumë ishin kapur dhe shantazhuar këta politikanë sa nuk kishin më fuqi as të jepnin dorëheqje…!! Bisedimet në Bruksel kishin filluar, u zhvilluan dhe po përfundohen në kohën që Veriu i Kosovës mbahejë i ndarë me barrikada nga Republika dhe kontrollohejë tërësisht nga Serbia dhe strukturat e saj shtetërore, në kohën që Serbia angazhohej dhe po angazhohet kundër lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës…!! Kjo gjendje është e njëjtë edhe sot!! Edhe përballë këtij rreziku dhe përballë këtyre rreziqeve, klasa politike shqiptare mbeti e përçarë, e ç’organizuar dhe, për pasojë, e pafuqishme…!!

Loading...

Gjykata Speciale, e votuar nga deputetët sharlatanë, mediokër dhe të kapur e të shantazhuar, është kërcënimi i radhës (shumë serioz) për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës. Kjo Gjykatë, e cila do të jetë mbi shtetin e Kosovës, po themelohet me një qëllim dhe cak të qartë: goditje lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës (për hatër të Serbisë…!!), duke akuzuar dhe dënuar “krimet” të UÇK-së (luftën e UÇK-së dhe të kombit shqiptar) ndaj serbëve…!!! Cak i kësaj Gjykate të paparë dhe të padëgjuar në botë, janë drejtuesë dhe luftëtarë të UÇK-së…! E, megjithatë, as ky kërcënim nuk i bashkoi dhe nuk po i bashkon bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e djeshëm…!!! Përkundrazi. Ata po i vazhdojnë përpjekjet për t’ia bërë gropën njëri-tjetrit…!!!

Loading...
Të tjera nga Xhevat Bislimi