< Opinione
Kerko

E verteta per kufijte e jashtem te Kosoves

11/04/2016 07:57
(Sipas shpjegimit dhe logjikes se fakteve qe di une...) Percaktimi i kufijve te jashtem te Kosoves (tash Republika e Kosoves) ka ngjallur debate, polemika dhe kunderthenie te papara ne shoqerine e Kosoves shqiptare si rrallehere me pare. Ndarja e shoqerise sone eshte thelluar sa s'ka me rreth kufirit me Malin e Zi.

Para percaktimit te kufirit me Malin e Zi ishte bere edhe "vizatimi" i kufirit me Maqedonine shqiptare. Vetem komuna e Vitise me qytetaret e saj pat reaguar, kundershtuar e protestuar deri ne Kuvendin e Kosoves. Kacaniku dhe Sharri kishin heshtur!! Ateher kishte edhe njefare "rrebelimi" nga qytetaret e Vitise kunder asaj vije kufitare qe ishte parapare sipas komisionit te Murat Mehes (Qeverise dhe UNMIK-ut)! Marreveshja per kufirin me Maqedonine ishte "ratifikuar" edhe nga Keshilli i Sigurimit i OKB-se! Ceshtja u politizua dhe problematizua skajshem. Maqedonia, UNMIK-u dhe Qeveria e Kosoves u detyruan ta rishikonin vijen kufitare me Maqedonine pergjate komunes se Vitise ne te mire te Kosoves. I njejti problem po shfaqet edhe me vijen kufitare me Serbine! (E verteta e dhimbshme eshte se gjithe keta kufij kalojne mes per mes tokave shqiptare te Shqiperise se pushtuar!!)

Hashim Thaci, zevendeskryeminister i Isa Mustafes dhe "arkitekt" i marrevesshjes kufitare me Malin e Zi, pasi u ndeze mire e mire debati deklaroi dy-tri here publikisht se "vija kufitare me Malin e Zi eshte percaktuar sipas hartave te NATO-s e jo sipas hartave te Jugosllavise"!! Ketu edhe fshihet lepuri!


Kam nje shok (I. B.) qe eshte interesuar shume dhe ka hulumtuar rreth kesaj ceshtjeje te nxehte. Ai paska hyre ne nje websajt ku qenkan te gjitha hartate e botes dhe e paska gjetur nje harte me kufijte e jashtem te Kosoves sipas marreveshjes se Kumanoves. Dhe, kufijte e Kosoves, sipas kesaj harte, po perputhen plotesisht me kufijte e miratuar nga komisioni i Murat Mehes me Maqedonine dhe me Malin e Zi! Madje, edhe kufiri me Serbine, sipas kufirit qe po ndjek xhandarmeria serbe ne Karaceve e pergjate gjithe kufirit te Serbise me Kosoven, po perputhet me kete harte te marreveshjes se Kumanoves!! Pra, Qeveria e Kosoves, kjo dhe ato para kesaj, nuk e kane kundershtuar asnjehere kete "kafshim" te ri te Kosoves shqiptare me marreveshjen e Kumanoves dhe nuk po e kundershtojne as sot!! Komisioni i Murat Mehes vec po i miraton-legalizon dhe vulose kufijte e percaktuar me kete marreveshje dhe pranimin e tyre nga institucionet (para)shteterore te Kosoves!! Kete te vertete nuk ia kane thene asnjehere popullit te tyre kreret vazale te politikes ne Kosove! Kjo e vertete e turpshme eshte mbajtur e fshehur! Deklarata e Hashim Thacit, e dhene nen nje presion te jashtezakonshem politik e qytetar pas protestave te fuqishme, se "percaktimi i vijes kufitare me Malin e Zi eshte bere me harta te NATO-s" e konfirmon te verteten qe po e them... Eshte fakt se projektmarreveshja e Kumanoves, bashke me kufijte e parapare, para se te nenshkruheje u eshte derguar per komente, sugjerime e vrejtje tre "krereve" te politikes se atehershme (perfaqesuese ne Rambuje): Hashim Thacit, Ibrahim Rugoves dhe Rexhep Qosjes. Por, me sa di une dhe me sa dihet nga te tjeret, asnjeri prej tyre nuk kishte patur kohe per ta shikuar ate marreveshje (lere me per ta analizuar) dhe per t'i bere komentet, sugjerimet apo vrejtjet e tyre!!

Loading...


Ne fund po tregoj edhe cfare kishte thene Rugova ne nje takim me kryetarin dhe zevendeskryetarin e komunes se Vitise per ceshtjen e kufirit me Maqedonine... Kryetari dhe nenkryetari i komunes se Vitise po ankoheshin te Rugova se si Maqedonia po ia merr Vitise 2500 hektare toke, etj. Ai, sipas Samet Dalipit dhe Nexhmedin Arifit (kryetar dhe nenkryetar komune) u kishte thene shume i qete, duke ngritur krahun dhe duke hapur e duke mbyllur doren se "na i merr Maqedonia e do na i marrin edhe pak andej, pak kendej..."! Edhe kjo deshmi tregon se edhe Rugova aso kohe e dinte se kufijte e jashtem te Kosoves do te percaktohen sipas hartave te NATO-s (marreveshjes se Kumanoves!) me te cilen ishin pajtuar Hashimi e Rugova (sidomos), prandaj nuk kishin "fuqi" te kundershtonin!! E mbani mend se edhe ushtaret e KFOR-it qe ne fillim nuk ishin vendosur ne kufijte e "vjeter" te Kosoves, por kudo brenda atyre kufijve me nga dy e tri kilometra!! 

Te pakten mua, duke patur parasysh keto fakte, me duket plotesisht e qarte puna e kufijve te "rinj" te Kosoves dhe loja me ta... Shqiptaret vazhdojne te paguajne ne token e tyre dhe me tokate e tyre deri sa te mos bashkohen per ta (ri)bashkuar Shqiperine... Vetem atehere do te mund te "kolliteshin" ne shtepin-atdheun e tyre nje e te pandare... Deri ateher kufijte qe kalojne kudo mepermes tokave te Shqiperise do te konsiderohen nga Fuqite e Medha dhe nga perfaqesuesit e tyre, por edhe nga vazalet e tyre kombmohues ne Kosove me te (pa)drejte si "kufij shekullor"!!

Loading...
Të tjera nga Xhevat Bislimi